Presidentja e Ursula von der Leyen, akuzoi Kremlinin se po vendos një “perde të hekurt digjitale” ndaj qytetarëve rusë, me qëllim fshehjen e pasojave ekonomike të shkaktuara nga sanksionet evropiane për shkak të luftës në Ukraine.
Gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian, von der Leyen tha se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian kanë ndikuar rëndë në ekonominë ruse.
“Po, sanksionet kanë një efekt shkatërrues në ekonominë ruse,” deklaroi ajo, duke shtuar se shtetet anëtare të BE-së po përgatisin paketën e 20-të të masave ndëshkuese kundër Russia, që nga nisja e pushtimit rus në shkurt 2022.
Sipas saj, pasojat e luftës po ndihen drejtpërdrejt nga qytetarët, përmes rritjes së inflacionit dhe normave të interesit, ndërsa Kremlini, sipas saj, po përgjigjet duke kufizuar aksesin në internet dhe lirinë e komunikimit.
“Deri në pikën që rusët ndihen sikur jetojnë sërish pas një perdeje të hekurt, një perdeje të hekurt digjitale,” tha von der Leyen.
Ajo shtoi se historia ka dëshmuar se barriera të tilla nuk zgjasin përgjithmonë.
“Nëse historia na ka mësuar diçka, është se të gjitha muret bien në fund,” përfundoi presidentja e Komisionit Evropian.
The Geopost

Trump e nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë e Iranit, shton mjete të reja për trysni
Franca dhe Zvicra ndërmarrin masa për t’iu kundërvënë kërcënimeve hibride ruse
Polonia mbyll përkohësisht aeroportet për shkak të operacioneve ushtarake
Shaheen: Rusia po intensifikon luftën hibride, SHBA-ja duhet të godasë burimet e financimit të Kremlinit
Rusët pranojnë suksesin ukrainas: Debakël, situata është alarmante
A po përgatitet Polonia për luftë me Rusinë?