Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Shqetësime për situatën në Serbi, Kos: BE do të ngrijë 1.5 miliard euro fonde

The Geopost April 20, 2026 2 min read
Share the news

BE-ja do të ngrijë paratë e destinuara për Serbinë, sepse vendi po bën hapa prapa në reformat pro-evropiane.

Kjo do të njoftohet zyrtarisht nga Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, në takimin e sotëm të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

Kështu, Serbia mbetet pa 1.5 miliardë euro nga i ashtuquajturi “Plan i Rritjes” për shkak të reformave të diskutueshme gjyqësore, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret pasi Komisioni i Venedikut të shpallë mendimin e tij mbi të ashtuquajturat “Ligjet e Mrdiqit”.

Kos tashmë ka vlerësuar se me miratimin dhe zbatimin e këtyre ligjeve, Serbia po bën hapa prapa në rrugën e BE-së dhe ka kërkuar që zbatimi i tyre të pezullohet ligjërisht.

Për më tepër, thekson mediumi serb, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me mundësinë e privimit nga më shumë se 700 milionë euro.

Siç mëson N1, i gjithë Ballkani humbet mundësinë për të marrë ato para, nëse nuk arrin të përmbushë detyrat e reformës deri më 30 qershor.

Këto janë reforma që duhej të zbatoheshin deri në fund të qershorit të vitit të kaluar, por ky afat është shtyrë ndërkohë, shton mediumi serb.

“Kos do të paralajmërojë për këtë mundësi në takimin e sotëm të AFET-it, në mënyrë që vendet të kuptojnë se koha po mbaron”.

The Geopost

Tags: BE Serbia

Continue Reading

Previous: Shtrirja e Kinës përmes kompanive dhe investimeve në Serbi
Next: Kos: Ka zhvillime inkurajuese lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë 2 min read
  • Ballkan

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

The Geopost October 28, 2026
FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë 4 min read
  • Ballkan

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë

The Geopost October 28, 2026
Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun? 9 min read
  • Ballkan

Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun?

The Geopost October 28, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes 3 min read
  • Ballkan

“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes

The Geopost October 28, 2026
A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore 2 min read
  • Ballkan

A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore

The Geopost October 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.