Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kos: Ka zhvillime inkurajuese lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

The Geopost April 20, 2026 2 min read
Share the news

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i cilësoi si “inkurajuese” zhvillimet rreth pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ajo i bëri këto komente gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), pasi raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e pyeti se çfarë po bën Komisioni Evropian në raport me pesë vendet mosnjohëse dhe kur ka diskutuar së fundi me to.

“Sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, tha Kos, pa dhënë detaje të tjera.

Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja janë pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008. Mosnjohja nga këto shtete konsiderohet pengesë për avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.

Kosova e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por ai ende nuk ka kaluar në fazën e parë formale – shqyrtimin nga Këshilli i BE-së dhe dërgimin për opinion në Komisionin Evropian.

Në të njëjtën mbledhje, Terras e pyeti komisionaren Kos edhe për faktin se ajo ende nuk e ka vizituar Kosovën që nga marrja e mandatit. Kos tha se megjithëse nuk ka qenë në Kosovë, është në kontakt me autoritetet në Prishtinë, ndërsa shtoi se për shkak të situatës politike është detyruar ta shtyjë një vizitë.

Ajo paralajmëroi se pret të qëndrojë së shpejti në Prishtinë, me fokus te reformat që lidhen me Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të qëndrojë në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, u shpreh Kos.

Më 16 prill, Kosova mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi dorëzoi dokumentet e nevojshme në Komisionin Evropian dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me Planin e Rritjes.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027 kap vlerën e 6 miliardë eurove. Sipas ndarjeve buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë euro grante dhe 629 milionë euro kredi – duke e bërë vendin përfituesin më të madh në rajon për kokë banori.

The Geopost

Tags: BE Kosova Marta Kos

Continue Reading

Previous: Shqetësime për situatën në Serbi, Kos: BE do të ngrijë 1.5 miliard euro fonde
Next: Fetoshi: Serbia po e nxit “anti-normalizimin” me luftë narrative kundër Kosovës

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë 4 min read
  • Ballkan

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë

The Geopost October 28, 2026
Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun? 9 min read
  • Ballkan

Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun?

The Geopost October 28, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes 3 min read
  • Ballkan

“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes

The Geopost October 28, 2026
A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore 2 min read
  • Ballkan

A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore

The Geopost October 28, 2026
Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën 3 min read
  • Ballkan

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën

The Geopost October 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.