Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca, deklaroi se bota po jeton në një epokë ku mjedisi informativ po merr rol gjithnjë e më të madh në stabilitetin demokratik.
Duke folur në konferencën “Demokracitë Rezistente në Epokën e Informacionit: Perspektiva Nordike mbi luftimin e dezinformimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë shoqërore”, ai theksoi se dezinformimi dhe ndikimi në informacion nuk janë më sfida margjinale, por përpjekje të qëllimshme dhe të organizuara për të dobësuar besimin në institucione dhe për të çorientuar debatin publik.
Sipas tij, Kosova vazhdon të përballet me fushata të tilla që, siç u shpreh ai, vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia.
“Këto përpjekje synojnë të cenojnë shtetësinë tonë, të keqinterpretojnë realitetin dhe të ndikojnë në perceptimin vendor dhe ndërkombëtar”, tha Konjufca.
Ai shtoi se këto sfida nuk janë të izoluara, por pjesë e një tendence më të gjerë që prek reziliencën e demokracive në të gjithë rajonin.
Konjufca nënvizoi se ndërtimi i qëndrueshmërisë kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë institucionet publike, mediat e pavarura, shoqërinë civile dhe qytetarët.
“Kosova është e përkushtuar që të avancojë në këtë drejtim. Po punojmë për të përforcuar komunikimin institucional, për të përmirësuar bashkërendimin dhe për të mbështetur një mjedis ku informacioni i saktë dhe gazetaria e përgjegjshme mund të zhvillohen”, deklaroi ai.
Ai theksoi se rezilienca afatgjatë varet nga një shoqëri e angazhuar në mënyrë kritike, duke shtuar se konferenca pritet të kontribuojë në forcimin e kësaj qasjeje.

Spini parazgjedhor i Beogradit: Petkoviq dezinformon për arrestimin e drejtorëve të institucioneve paralele në Kosovë
Shqipëria: Porto Romano dhe Korridori VIII, projekte kyç për mobilitetin e NATO-s
Milanoviç: Vuçiq po frikëson qytetarët me histori komike për sulm nga kroatët dhe shqiptarët
Forumi “Octopus”: Serbia po përdor luftë hibride për të ndikuar zgjedhjet në Kosovë
Mes të Beogradit, propagandë e grafite nacionaliste për Kosovën
Vuçiqit me tone kërcënuese pas mbylljes së institucionit ilegal në Zveçan: Do të presim “momentin e favorshëm” për veprim