Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Dikur Millosheviqi, tani Vuçiqi, Markoviq: Kur të bjerë ky pushtet, do të jetë ngjarja e shekullit

The Geopost April 13, 2026 3 min read
Share the news

Regjisori, shkrimtari dhe profesori i njohur serb Goran Markoviq ka kritikuar ashpër klimën politike dhe shoqërore në Serbi, duke e cilësuar atë si kërcënim serioz për lirinë artistike, pluralizmin dhe mendimin kritik.

Në një intervistë për Nova, Markoviq është shprehur se ndjehet “sikur në mërgim”, duke përdorur metafora të forta për të përshkruar realitetin në Serbi për shkak të regjimit të Vuçiqit.

“Kur shikoj nga dritarja, shoh vetëm tundrën siberiane. Këto janë regjime totalitare që shkatërrojnë gjithçka që është liri dhe shprehje artistike”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, sistemet autokratike nuk e tolerojnë kulturën, por kanë frikë prej saj, duke shtuar se ky fenomen është i njohur historikisht për çdo regjim totalitar.

Markoviq ka theksuar se situata në Serbi është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit, sidomos pas vitit 2024, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e artistëve dhe intelektualëve.

Ai ka shkuar më tej, duke e përshkruar realitetin politik si një sistem ku “çmenduria është bërë legjitime”, ndërsa ka kritikuar ashpër strukturat në pushtet.

“Për një kohë të gjatë, kjo qeveri ka rekrutuar jo vetëm njerëz të papërshtatshëm, por edhe individë me probleme serioze”, ka deklaruar ai, duke iu referuar edhe dhunës ndaj studentëve protestues.

Regjisori ka folur edhe për sulmet personale që ka përjetuar muajt e fundit, të cilat, sipas tij, kanë ardhur nga mediat pranë pushtetit, zyrtarë qeveritarë dhe madje edhe nga kolegë të tij.

Ai ka kujtuar se përballje të tilla i ka përjetuar edhe gjatë periudhës së Slobodan Milosheviq, duke theksuar se etiketime si “tradhtar” janë përdorur prej dekadash ndaj zërave kritikë.

Markoviq ka promovuar gjithashtu romanin e tij më të ri, Hamleti në Pavijonin Nr. 6, në të cilin trajton krizën e identitetit artistik dhe realitetin e vështirë shoqëror në Serbi.

Libri ndjek historinë e një aktori që përpiqet të rikthejë frymëzimin artistik, ndërsa përballet me krizën personale dhe ndikimin e mjedisit ku jeton.

Sipas tij, përmirësimi i gjendjes në shoqëri kërkon rikthimin e besimit mes njerëzve dhe eliminimin e klimës së frikës.

“Nëse do të jetonim në paqe, si në shtetet normale, shëndeti mendor i shoqërisë do të përmirësohej ndjeshëm”, ka theksuar ai.

Duke komentuar zhvillimet politike në Serbi, Markoviq ka vlerësuar se pushteti aktual po humb mbështetjen e qytetarëve, duke përmendur edhe protestat dhe pakënaqësitë në rritje.

Ai ka deklaruar se presidenti Aleksandar Vuçiq “është lexuar tashmë nga qytetarët” dhe se fundi i tij politik mund të jetë afër.

Sipas tij, sistemi aktual nuk udhëhiqet më nga institucione demokratike, por nga struktura të lidhura me interesa të ngushta, të cilat, siç tha ai, synojnë të ruajnë përfitimet e tyre.

Marković ka paralajmëruar se sektori i kulturës në Serbi po përballet me degradim të vazhdueshëm, duke përmendur mungesën e mbështetjes institucionale dhe ndërprerjen e aktiviteteve kulturore.

Ai ka theksuar se rikthimi i vlerave kulturore dhe artistike do të jetë i mundur vetëm pas ndryshimeve politike.

“Fundi i kësaj gjendjeje do të vijë vetëm kur ky regjim të largohet nga pushteti”, ka përfunduar ai.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Magyar shpall fitoren, Orban pranon humbjen: Fundi i një epoke 16-vjeçare në Hungari
Next: Putin shtrëngon censurën online: Telegram bllokohet deri në 95% të rasteve në Rusi

“E turpshme”, raportuesi i PE-së i reagon ashpër Paunoviqit 2 min read
  • Botë
  • News

“E turpshme”, raportuesi i PE-së i reagon ashpër Paunoviqit

The Geopost July 17, 2026
Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën 2 min read
  • Botë
  • News

Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën

The Geopost July 17, 2026
Turqia zgjeron industrinë e mbrojtjes 1 min read
  • Botë
  • News

Turqia zgjeron industrinë e mbrojtjes

The Geopost July 17, 2026
Mesazhi i Evropës për Rusinë: ESA hap qendrën e re strategjike të sigurisë në Poloni 3 min read
  • Botë
  • News

Mesazhi i Evropës për Rusinë: ESA hap qendrën e re strategjike të sigurisë në Poloni

The Geopost July 17, 2026
Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën 2 min read
  • Botë

Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën

The Geopost July 16, 2026
SHBA kryen valë të re sulmesh ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh 1 min read
  • Botë

SHBA kryen valë të re sulmesh ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh

The Geopost July 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.