Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Magyar shpall fitoren, Orban pranon humbjen: Fundi i një epoke 16-vjeçare në Hungari

The Geopost April 12, 2026 3 min read
Share the news

Udhëheqësi i partisë, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari, teksa kryeministri aktual, Viktor Orban, e ka uruar për fitoren në votimet e së dielës.

Orban ka udhëhequr me Hungarinë për 16 vjet dhe në zgjedhjet e 12 prillit garoi për mandatin e gjashtë radhazi.

Në një prononcim për media, Orban tha se rezultati i zgjedhjeve “është i qartë” dhe “i dhimbshëm” për partinë e tij, por u zotua se do t’i shërbejë Hungarisë nga opozita.

Ndërkaq, Magyar në një postim në Facebook falënderoi hungarezët për besimin e dhënë.

Me 53.45 për qind të votave të numëruara, partia Tisza e Magyar ka fituar 136 vende në Parlamentin prej 199 deputetësh. Koalicioni i kryeministrit aktual, Viktor Orban, Fidesz dhe KDNP, sipas rezultateve të deritanishme ka fituar 56 deputetë.

Hungaria ka një sistem të përzier zgjedhor. Votuesit hungarezë në votime kishin të drejtë të zgjidhin një parti dhe një kandidat lokal.

Vota për partinë përcakton 93 ulëse në mënyrë proporcionale, ndërkaq 106 vende në parlament vijnë nga qarqet individuale dhe rëndomë ato janë vendimtare.

Po ashtu, pas përfundimit të votimeve, janë publikuar disa sondazhe, dy nga të cilat parashikuan fitoren e Magyarit, ndërkaq një atë të Orbanit.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe dalja ishte 77.8 për qind, gjysmë ore para përfundimit të procesit. Kjo shifër shënon rekord të ri, pasi dalja më e lartë më herët ishte regjistruar më 2002 kur kishin votuar 70.5 për qind e votuesve.

Zgjedhjet hungareze janë vëzhguar me kujdes nga Kievi dhe Moska, si dhe nga Bashkimi Evropian, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, kishte ofruar mbështetje për Orbanin, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, edhe pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Të dyja kampet kanë bërë akuza për ndërhyrje të jashtme gjatë fushatës në Hungari, që ka 9.5 milionë banorë.

Në garë morën pjesë vetëm pesë parti – më së paku parti pjesëmarrëse në zgjedhje që nga demokratizimi i Hungarisë më 1990 – pasi disa parti u tërhoqën nga gara për të rritur shanset e fitores të partisë Tisza.

Orban, 62 vjeç, synonte mandatin e gjashtë radhazi. Si anëtar i BE-së, ai ka arritur të bllokojë apo zbusë shumë vendime të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Po ashtu ka penguar disa vendime për mbështetjen e BE-së për Ukrainën.

Magyar, 45 vjeç, hyri në skenën politike dy vjet më parë, duke fituar mbështetje në mes të stagnimit ekonomik.

Udhëheqësi i partisë Tisza, Peter Magyar, gjatë fushatës zgjedhore u kishte bërë thirrje hungarezëve “që të rimarrin atdheun” për të konfirmuar vendin e Hungarisë në BE si dhe ka premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe do të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët.

Orban në tubimet zgjedhore kishte paralajmëruar “që të mos vihet gjithçka në rrezik”, duke bërë thirrje që të “mbrohet ajo çfarë kemi arritur.

Kryeministri hungarez e kishte bërë Ukrainën temë kyç të fushatës së tij, duke e paraqitur këtë shtet fqinj, që po lufton kundër pushtimit të nisur nga Rusia, si shtet “armiqësor” ndaj Hungarisë.

Ai po ashtu ishte zotuar se do të vazhdojë shtypjen ndaj “organizata të rreme të shoqërisë civile, gazetarëve të blerë, gjykatësve dhe politikanëve”.

Sipas organizatës Ambesty Iternational, Hungaria, së bashku me Bullgarinë, janë shtetet më të korruptuara të BE-së.

The GeoPost

Tags: Hungaria Viktor Orbán

Continue Reading

Previous: Ndryshim historik në Hungari, opozita në epërsi ndaj pro-rusit, Viktor Orban
Next: Dikur Millosheviqi, tani Vuçiqi, Markoviq: Kur të bjerë ky pushtet, do të jetë ngjarja e shekullit

Dokumentet zbulojnë operacione hibride ruse në Evropë: Plane për destabilizim dhe dezinformim masiv 2 min read
  • Botë

Dokumentet zbulojnë operacione hibride ruse në Evropë: Plane për destabilizim dhe dezinformim masiv

The Geopost June 2, 2026
Sulmet ndaj rafinerive godasin industrinë ruse të naftës: Moska ndalon eksportet e karburantit për avionë 2 min read
  • Botë

Sulmet ndaj rafinerive godasin industrinë ruse të naftës: Moska ndalon eksportet e karburantit për avionë

The Geopost June 2, 2026
“Kozakët” rusë në territoret e pushtuara të Ukrainës: Një kërcënim për identitetin e fëmijëve 9 min read
  • Analiza
  • Botë

“Kozakët” rusë në territoret e pushtuara të Ukrainës: Një kërcënim për identitetin e fëmijëve

The Geopost June 2, 2026
Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit 4 min read
  • Botë

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

The Geopost June 1, 2026
Marina franceze kap tankerin e sanksionuar rus të flotës në hije në Atlantik 2 min read
  • Botë

Marina franceze kap tankerin e sanksionuar rus të flotës në hije në Atlantik

The Geopost June 1, 2026
SHBA-të nisin një raund të ri sulmesh vetëmbrojtëse ndaj Iranit 2 min read
  • Botë

SHBA-të nisin një raund të ri sulmesh vetëmbrojtëse ndaj Iranit

The Geopost June 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.