Shkalla e përpjekjeve të dështuara për të aksesuar aplikacionin e mesazheve Telegram në Rusia ka arritur një rekord prej 95% të premten në mëngjes, sipas të dhënave të publikuara nga Open Observatory of Network Interference (OONI) dhe të raportuara nga Agentstvo.
Sipas këtyre të dhënave, kjo është shkalla më e lartë e dështimeve që nga fillimi i intensifikimit të bllokimit të Telegramit nga autoritetet ruse në fillim të këtij viti. Një ditë më parë, dështimet ishin regjistruar në 79%, një nivel që tashmë konsiderohet si “normalitet i ri” në ditët e fundit.
Bllokimi nuk ka prekur vetëm Telegramin. Aplikacionet e tjera të mesazheve si Signal, i ndaluar zyrtarisht në Rusi, dhe WhatsApp, i cili konsiderohet i bllokuar në mënyrë efektive, kanë shënuar një shkallë dështimi prej 89%.
Ndërkohë, përdoruesit kanë raportuar probleme të shumta në platformat e monitorimit të ndërprerjeve Detector404 dhe Sboy.rf. Sipas të dhënave, Detector404 regjistroi rreth 3,600 ankesa gjatë 24 orëve, përfshirë 806 raportime brenda një ore të vetme, duke reflektuar përmasat e gjera të ndërprerjeve.
Edhe përdoruesit që përdorin VPN duket se janë prekur. Holanda u rendit e treta për nga numri i ankesave, pas qyteteve kryesore ruse si Moska dhe Shën Petersburgu.
Platforma Sboy.rf raportoi 1,026 ankesa deri në mesditën e së premtes, krahasuar me 1,771 për të gjithë ditën e mëparshme. Pjesa më e madhe e raportimeve vinin nga Moska, Shën Petersburgu, si dhe rajonet e Sverdlovskut dhe Novosibirskut.
Të dhënat sugjerojnë një shtrëngim të mëtejshëm të kontrollit të internetit në Rusi, duke kufizuar ndjeshëm aksesin në platformat kryesore të komunikimit online.
The GeoPost


Gjermania përkrah sulmet ukrainase brenda territorit rus
Turqia rrit me 229 për qind fondet për armë dhe municione në vitin 2027
Dronët ukrainas detyruan mbylljen e të katër aeroporteve të Moskës gjatë natës – u anuluan dhjetëra fluturime
Nuk do të ketë “lehtësim” të sanksioneve derisa Rusia ta ndalë luftën, thonë dy zyrtarët e lartë të BE-së
NATO-ja është shumë më e fuqishme se Rusia – thotë gjenerali amerikan
Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende