Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Peter Due në KS të OKB-së kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc

The Geopost April 9, 2026 2 min read
Share the news

Udhëheqësi i Misionit të UNMIK-ut, Peter Due, në raportin e tij gjashtëmujor në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të enjten, ka theksuar nevojën që sulmuesit e Banjskës dhe Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

Në raportin e lexuar në fillim të mbledhjes, Due ka thënë se OKB-ja është e gatshme për bashkëpunim me Beogradin dhe Prishtinën që përgjegjësit të mbahen përgjegjës.

Ai ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve të dhjetorit në Kosovë, teksa ka thënë se momentumi është vënë në provë me ngecjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Le të shpresojmë që dallimet të kapërcehen, të zgjidhet një President i ri dhe të shmangen zgjedhjet e reja legjislative. Kjo do të ndihmonte që institucionet të mbeten të përqendruara në interesin e përgjithshëm publik dhe në nevojat e qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Ka vlerësuar edhe rikthimin në pozitat e kryetarëve në veri, të pjesëtarëve të komunitetit serb.

“Në veri të Kosovës, rikthimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe shënoi një hap të rëndësishëm drejt ri-angazhimit në institucionet lokale. Megjithatë, ky proces nuk ka qenë pa sfida,” theksoi ai. “Në takimet e mia të fundit me disa prej këtyre kryetarëve, dëgjova shqetësime lidhur me dorëzimet e pjesshem, boshllëqet administrative dhe barrierat gjuhësore”.

 Ai ka thënë se mirëpret kontaktet e nivelit qendror me ato lokal në veri teksa ka vlerësuar se ka progres edhe në çështjen e dialogut së fundmi.

“Është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina ta shfrytëzojnë këtë moment, duke avancuar edhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, përfshirë krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Shpresoj që një takim i nivelit të lartë ndërmjet presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti të zhvillohet në një të ardhme të afërt,” deklaroi ai.

Due ka deklaruar se ka qenë pozitive edhe mënyra se si është gjetur zgjidhja për çështjen e Ligjit për të huajt.

Due ka bërë thirrje për ruajtje të pavarësisë së gazetarëve.

Po ashtu ka theksuar se zbatimi i ligjeve për gjuhët dhe emërimi i një Komisioneri për Gjuhët janë thelbësorë për promovimin e përfshirjes dhe garantimin e ushtrimit të plotë të të drejtave për të gjitha komunitetet.

Tags: Kosova KS i OKB-së Sulmi terrorist në Banjskë Unmiku

Continue Reading

Previous: Pompeo përmes fushatës së NATO-s në Kosovë ua kujton kritikëve se sulmet në Iran janë të nevojshme
Next: Fetoshi: Diskursi serb në KS të OKB-së është farsë dhe propagandë e përsëritur

OSBE: Rasti i spiunazhit ndaj Gjukanoviqit është çështje individuale, e respektojmë vendimin e gjykatës 2 min read
  • Ballkan
  • News

OSBE: Rasti i spiunazhit ndaj Gjukanoviqit është çështje individuale, e respektojmë vendimin e gjykatës

The Geopost May 1, 2026
Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO 3 min read
  • Ballkan
  • News

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

The Geopost May 1, 2026
Vuçiq kërcënon hapur: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO 2 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq kërcënon hapur: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

The Geopost May 1, 2026
“Dhunë e kërcënime”, Serbia fundoset në Indeksin e Lirisë së Shtypit, më e dobëta në Ballkanin Perëndimor 4 min read
  • Ballkan
  • News

“Dhunë e kërcënime”, Serbia fundoset në Indeksin e Lirisë së Shtypit, më e dobëta në Ballkanin Perëndimor

The Geopost May 1, 2026
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh 2 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh

The Geopost May 1, 2026
Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët 3 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët

The Geopost April 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.