Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Pompeo përmes fushatës së NATO-s në Kosovë ua kujton kritikëve se sulmet në Iran janë të nevojshme

The Geopost April 9, 2026 3 min read
Share the news

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një shkrim lidhur me sulmet e SHBA-së në Iran ka përmendur fushatën e NATO-s në Kosovë, ku thotë se kishin goditur rrjetin energjetik në Beograd për të thyer komandën e kontrollit të Millosheviqit.

E njëjta fushatë, sipas tij, ishte përkrahur fuqishëm nga shumë prej kritikëve që sot e kritikojnë zëshëm SHBA-në për sulmet në Iran.

Ka shtuar se ata që tronditen nga shënjestrimi i infrastrukturës industriale duhet të përditësojnë njohuritë e tyre historike, pasi sipas tij, është një metodë e provuar, një metodë që ka përfunduar konflikte dhe ka shpëtuar jetë.

“Gjatë fushatës në Kosovë në fund të viteve 1990, forcat e NATO-s – të mbështetura fuqishëm nga shumë prej kritikëve më të zëshëm të sotëm – goditën rrjetin energjetik në Beograd për të thyer komandën dhe kontrollin e Millosheviçit. Në Luftën e Dytë Botërore, nuk u kufizuam vetëm te tanket në vijat e frontit. U goditën fabrikat e kushinetave në Shvajnfurt dhe rafineritë e naftës që mbanin në funksion makinerinë naziste të luftës, sepse kuptohej se nuk mund të mposhtet një agresor duke lënë të paprekur zemrën e tij industriale. Ata që tronditen nga shënjestrimi i infrastrukturës industriale duhet të përditësojnë njohuritë e tyre historike. Kjo nuk është ndonjë devijim radikal nga normat ndërkombëtare. Është një metodë e provuar – një metodë që ka përfunduar konflikte dhe ka shpëtuar jetë”, ka shkruar ai.

Pompo ka shkruar se sulmet e fundit të kufizuara ndaj infrastrukturës iraniane, termocentraleve dhe urave,  së bashku me kërcënimin për zgjerim të sulmeve, kanë shkaktuar në mënyrë të parashikueshme reagimin e ashpër të atyre që fajësojnë gjithmonë Amerikën të parën.

Sipas tij, ata përdorin termin “krim lufte” me të njëjtën papërgjegjshmëri që sjellin në çdo diskutim për fuqinë amerikane.

“Le të jem i drejtpërdrejtë: ata gabojnë si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë strategjik. Parimi themelor i së Drejtës së Konfliktit të Armatosur është dallimi, detyrimi për të bërë diferencën midis objekteve thjesht civile dhe objektivave legjitime ushtarake. Por fusha moderne e betejës nuk ofron kufij të qartë. Rrjetet energjetike dhe urat e transportit janë objektiva tipikë me përdorim të dyfishtë. E njëjta energji elektrike që ndriçon shtëpitë në Teheran furnizon edhe centrifugat në Natanz dhe qendrat e komandës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Të njëjtat ura që mbajnë tregtinë transportojnë edhe raketa balistike të drejtuara ndaj aleatëve tanë dhe drejt Ngushticës së Hormuzit”, ka shtuar ai.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, thekson Pompeo, kur një objekt kontribuon në mënyrë efektive në veprimtarinë ushtarake, ai humbet statusin e tij të mbrojtur dhe bëhet një objektiv i ligjshëm ushtarak.

“Dobësimi i aftësisë së Iranit për të lëvizur forcat dhe për të furnizuar makinerinë e tij të luftës nuk është një sulm ndaj popullit iranian – është çmontimi i mjeteve që shtypësit e tyre përdorin kundër tyre. Ushtria e Shteteve të Bashkuara është forca luftarake më etike në historinë e botës. Ndryshe nga IRGC – që fshihet pas civilëve të vet dhe shënjestron transportin ndërkombëtar pa u menduar dy herë – komandantët tanë veprojnë nën rregulla të rrepta angazhimi. Kam besim të plotë se burrat dhe gratë që po kryejnë këto misione janë plotësisht në përputhje me ligjet e konfliktit të armatosur. Çdo objektiv verifikohet. Çdo goditje lidhet me një efekt specifik strategjik”, ka shkruar ai.

Tags: Kosova NATO SHBA

Continue Reading

Previous: SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut në Kosovë: Misionit i ka ardhur fundi
Next: Peter Due në KS të OKB-së kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc

Vuçiq ndjek skenarin e Putinit për të mbetur në pushtet, por edhe Kremlini ka dyshime për suksesin e tij 5 min read
  • Ballkan

Vuçiq ndjek skenarin e Putinit për të mbetur në pushtet, por edhe Kremlini ka dyshime për suksesin e tij

The Geopost October 25, 2026
Alarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit 17 min read
  • Ballkan

Alarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit

The Geopost October 24, 2026
Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë 1 min read
  • Ballkan
  • News

Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë

The Geopost October 24, 2026
Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar” 1 min read
  • Ballkan
  • News

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”

The Geopost October 24, 2026
Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat 1 min read
  • Ballkan
  • News

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

The Geopost October 24, 2026
Skandal në Vjenë: KRIK zbulon rrjetin e lidhur me Vuçiqin që dyshohet se manipulon votuesit e diasporës serbe 4 min read
  • Ballkan
  • News

Skandal në Vjenë: KRIK zbulon rrjetin e lidhur me Vuçiqin që dyshohet se manipulon votuesit e diasporës serbe

The Geopost October 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.