Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Fetoshi: Diskursi serb në KS të OKB-së është farsë dhe propagandë e përsëritur

The Geopost April 10, 2026 2 min read
Share the news

Drejtori i Instituti Octopus, Arben Fetoshi, ka akuzuar kryediplomatin serb se po vazhdon të përdorë Këshilli i Sigurimit i OKB-së si platformë për përhapjen e propagandës kundër Kosovës.

Sipas Fetoshit, ky forum ndërkombëtar është shndërruar në një “echo chamber” të propagandës serbo-ruse, ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, po vazhdon me narrativën e “viktimizimit”.

“Ministri i Jashtëm serb me reprizën e ‘viktimizimit’, duke dezinformuar për ‘diskriminim institucional, frikësim dhe presion sistematik’ ndaj serbëve në Kosovë. Edhe performanca e sotme ishte një farsë që bazohej në efektet e përsëritjes dhe në shfrytëzimin e seancës si platformë për ‘ndërkombëtarizimin’ e propagandës”, ka deklaruar Fetoshi.

Ai theksoi se pretendimet e palës serbe janë kundërshtuar drejtpërdrejt gjatë seancës, përfshirë nga përfaqësuesit e Kosovës dhe nga shumica e vendeve anëtare.

Sipas tij, deklaratat për “incidentet etnike”, pretendimet për “respektim të së drejtës ndërkombëtare” dhe cilësimi i Forca e Sigurisë së Kosovës si faktor destabilizues janë hedhur poshtë gjatë diskutimeve.

“U dekonstruktuan aty për aty, jo vetëm nga kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, por edhe nga shumica e vendeve anëtare”, ka shtuar ai.

Fetoshi bëri të ditur se një pjesë e madhe e shteteve pjesëmarrëse kanë kërkuar përgjegjësi nga Serbia për rastin e Milan Radoiçiq, ndërsa disa prej tyre kanë riafirmuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Në reagimin e tij, ai kritikoi edhe rolin e UNMIK, duke theksuar se raportet e këtij misioni po përdoren si bazë për narrativat propaganduese, ndërsa mungojnë mekanizma efektivë për të sanksionuar dezinformimin në këtë forum.

Sipas Fetoshit, Serbia e shfrytëzon këtë hapësirë për të amplifikuar narrativën e saj, me mbështetje edhe nga Rusia.

Ai shtoi se SHBA-ja kanë përsëritur kërkesën për mbylljen e UNMIK-ut, duke e cilësuar situatën si një “cirk absurd”.

Në fund, Fetoshi vlerësoi se mbyllja e UNMIK-ut do të reflektonte realitetin e Kosovës së pavarur dhe do të ndalte përdorimin e Këshillit të Sigurimit si platformë për narrativat manipuluese.

Tags: Arben Fetoshi Kosova KS i OKB-së Serbia

Continue Reading

Previous: Peter Due në KS të OKB-së kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc
Next: Shqipëria do të prodhojë dronë luftarakë

Nga Irani te Rusia, qeveritë po e shndërrojnë internetin në mjet kontrolli 13 min read
  • Ballkan

Nga Irani te Rusia, qeveritë po e shndërrojnë internetin në mjet kontrolli

The Geopost May 28, 2026
Veturat e përdorura gjatë sulmit në Banjskë çojnë te një varg tenderësh të dyshimtë në Serbi 8 min read
  • Ballkan

Veturat e përdorura gjatë sulmit në Banjskë çojnë te një varg tenderësh të dyshimtë në Serbi

The Geopost May 28, 2026
Shqiptarët në fokus të Kongresit amerikan, vizitë me peshë politike në Ballkan 2 min read
  • Ballkan

Shqiptarët në fokus të Kongresit amerikan, vizitë me peshë politike në Ballkan

The Geopost May 28, 2026
Tageblatt: Lajme të këqija për Vuçiqin, tashmë sundimtarin absolut të Serbisë 3 min read
  • Ballkan

Tageblatt: Lajme të këqija për Vuçiqin, tashmë sundimtarin absolut të Serbisë

The Geopost May 27, 2026
Autoritetet ukrainase akuzojnë serbin e Bosnjës për krime lufte 2 min read
  • Ballkan

Autoritetet ukrainase akuzojnë serbin e Bosnjës për krime lufte

The Geopost May 27, 2026
Serbia gjithnjë e më pranë Kinës – Vuçiq dekorohet nga Xi Jinping për mbështetjen ndaj interesave thelbësore të Pekinit 2 min read
  • Ballkan

Serbia gjithnjë e më pranë Kinës – Vuçiq dekorohet nga Xi Jinping për mbështetjen ndaj interesave thelbësore të Pekinit

The Geopost May 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.