Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të luajë me dy karta. Në njërën anë, përfiton fonde milionëshe nga Bashkimi Evropian, e në anën tjetër vazhdon t’i forcojë lidhjet me Rusinë.
Demokratët Evropianë kanë reaguar pas raportimeve se Vuçiq ka pritur në Beograd ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë dhe ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare bashkëpunimi që forcon lidhjet me Moskën.
Sipas reagimit të tyre, ky veprim nuk mund të interpretohet si një manovër pragmatike në një kontekst të ndërlikuar gjeopolitik, por përbën një zgjedhje të qartë politike që shkon në kundërshtim me orientimin evropian që Serbia pretendon të ndjekë.
“Ky nuk është pragmatizëm – është një zgjedhje politike”, theksohet në reagimin e Demokratëve Evropianë, të cilët vlerësojnë se afrimi i vazhdueshëm me Rusinë minon jo vetëm besueshmërinë e Serbisë si vend kandidat për në Bashkimin Evropian, por edhe vetë unitetin e BE-së në një kohë kur blloku përballet me sfida të mëdha në raport me Moskën.
Ata nënvizojnë se ndërkohë që Serbia përfiton fonde dhe mbështetje nga Bashkimi Evropian, veprimet e lidershipit në Beograd dërgojnë sinjale të kundërta, duke sfiduar hapur vlerat mbi të cilat është ndërtuar projekti evropian.
According to reports, Serbia’s President Aleksandar Vučić welcomed Russia’s Minister of Economic Development to Belgrade, signing a five-year cooperation deal that tightens ties with Moscow. This is not pragmatism—it is a political choice. While receiving EU funds, Vučić openly… pic.twitter.com/dc4Pm2QzeH
— European Democrats (@democrats_eu) March 22, 2026
Sipas tyre, kjo qasje përbën një formë të dyfishtë politike që nuk mund të vazhdojë pa pasoja.
Në reagim thuhet më tej se procesi i zgjerimit të BE-së nuk mund të tolerojë paqartësi strategjike nga vendet aspirante. Përkundrazi, kërkohet një harmonizim i plotë me standardet evropiane, përfshirë demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe, në mënyrë të veçantë, politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.
Demokratët Evropianë paralajmërojnë se çdo devijim nga këto parime rrezikon të dëmtojë seriozisht perspektivën evropiane të Serbisë.
Sipas tyre, marrëveshje të tilla me Rusinë në këtë moment gjeopolitik jo vetëm që e vendosin në pikëpyetje drejtimin strategjik të vendit, por gjithashtu krijojnë tensione të panevojshme me partnerët evropianë.
The Geopost

OSBE: Rasti i spiunazhit ndaj Gjukanoviqit është çështje individuale, e respektojmë vendimin e gjykatës
Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO
Vuçiq kërcënon hapur: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO
“Dhunë e kërcënime”, Serbia fundoset në Indeksin e Lirisë së Shtypit, më e dobëta në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh
Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët