Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Blerja e raketave nga Kina, BE-ja paralajmëron Serbinë

The Geopost March 14, 2026 3 min read
Share the news

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbisë i kërkohet të bëjë zgjedhje të qarta strategjike në rrugën e saj evropiane, pasi Beogradi bleu raketa balistike supersonike nga Kina.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se “kjo përfshin shmangien e varësive strategjike që nuk janë në përputhje me këtë qëllim”.

Zëdhënësi shtoi se “një rrugë e besueshme evropiane nënkupton përkushtim ndaj stabilitetit rajonal dhe një mirëkuptim të përbashkët për sfidat e sigurisë me të cilat përballet kontinenti ynë”.

Të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranoi se vendi i tij ka blerë nga Kina raketa CM-400 me fuqi të madhe shkatërruese, duke nxitur reagime nga vendet fqinje.

Me këtë blerje, Serbia u bë vendi i parë, pas Pakistanit, që siguroi nga Kina raketa CM-400.

Sipas regjistrave të armëve, të disponueshëm ndërkombëtarisht, Serbia është i vetmi vend në Evropë që i zotëron ato, ndërsa është i rrethuar nga shtete anëtare të NATO-s.

NATO nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

Ndërkohë, Andrej Pllenkoviq, kryeministri i Kroacisë, e cila është anëtare e përhershme e aleancës ushtarake, njoftoi se do t’i njoftojë për këtë edhe anëtarët e tjerë të NATO-s.

“Do të bisedojmë me partnerët tanë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe do t’i paralajmërojmë për këtë lloj armatimi që është një risi në arsenalin e ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq të enjten.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i tha të premten Radios Evropa e Lirë se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndrojnë, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende.

“Blerjet nga Rusia dhe Kina janë bërë që disa vite dhe vazhdojnë të bëhen, pra nuk lidhet me ndonjë kërcënim aktual për Serbinë…asnjë shtet fqinj i Serbisë në asnjë rast nuk ka shfaqur ndonjë qëllim agresiv apo sulmues në raport me Serbinë”, theksoi Maqedonci.

Ai shtoi se Serbia është “ajo e cila shfaq pretendime territoriale ndaj Kosovës”.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Ndaj kësaj blerjeje të Serbisë ka reaguar kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, i cili paralajmëroi se për këtë çështje do të diskutojë me aleancën e NATO-s.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë.

Tags: BE Kina Serbia

Continue Reading

Previous: Fantazmat e masakrës në “Panda” mbi Aleksandar Vuçiqin
Next: Pas një viti pa përgjigje, autoritetet serbe, me ndihmën e inteligjencës ruse, pretendojnë se ‘topi sonik nuk ndodhi’

Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme? 2 min read
  • Ballkan

Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme?

The Geopost November 5, 2026
Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale 2 min read
  • Ballkan

Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale

The Geopost November 4, 2026
Putin i ndan Medaljen Pushkin ministrit të Dodikut, Republika Srpska ruan afërsinë me Rusinë 3 min read
  • Ballkan

Putin i ndan Medaljen Pushkin ministrit të Dodikut, Republika Srpska ruan afërsinë me Rusinë

The Geopost November 4, 2026
Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale të Serbisë, lidhet me keqtrajtimin e studentëve në protesta 2 min read
  • Ballkan

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale të Serbisë, lidhet me keqtrajtimin e studentëve në protesta

The Geopost November 4, 2026
Forcat pro-ruse dhe integrimi evropian: Cili do të jetë balanca e pushteteve në parlamentin e ri të BiH? 5 min read
  • Ballkan

Forcat pro-ruse dhe integrimi evropian: Cili do të jetë balanca e pushteteve në parlamentin e ri të BiH?

The Geopost November 4, 2026
Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd 3 min read
  • Ballkan

Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd

The Geopost November 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.