Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Alarmante: Zyrtari i lartë i qeverisë së Serbisë përmend Kosovën si objektiv në diskursin për sulme iraniane

The Geopost March 3, 2026 3 min read
Share the news

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, pas operacioneve ushtarake izraelite kundër objektivave iraniane, po reflektohet edhe në Ballkan, jo në formë përfshirjeje direkte, por si instrument retorik për të ushqyer narrativa destabilizuese dhe pranisë amerikane në Kosovë.

Urosh Pribiçeviq, zëvendësministër në Serbi dhe Shef i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim Evropian, përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social “X”, ka komentuar një publikim të faqes “Iran Military Monitor”, ku thuhej: “Çdo regjim mafioz që strehon baza ushtarake amerikane, të përdorura për të kryer sulme kundër nesh, me vendimin e vet ka marrë përsipër rreziqet që pasojnë. Pasojat thjesht po bëhen të qarta tani.”

Në komentin e tij ai shkroi “edhe në shtetin e rremë Kosovë”, duke kërkuar që Irani të sulmojë me raketa edhe Republikën e Kosovës.

Ky veprim nga një zyrtar i lartë shtetëror serb është një përpjekje për ta përfshirë Kosovën në diskursin e konfliktit Iran–SHBA, duke e paraqitur praninë ushtarake amerikane në Kosovë si “rrezik” potencial në një konflikt më të gjerë gjeopolitik.

Once in fake state #Kosovo*

— Uroš Pribićević 🇷🇸 (@PribicevicU) March 2, 2026

Në të njëjtën linjë, disa kanale të njohura në Telegram, përfshirë “BUNT je stanje duha” dhe “СРПСКИ ГЛАСНИК”, kanë publikuar mesazhe që synojnë drejtpërdrejt bazën amerikane Camp Bondsteel, pranë Gjilanit.

Në këto postime, baza paraqitet si “objektiv i ligjshëm” në rast të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke përdorur gjuhë nxitëse dhe armiqësore.

Në një nga postimet më shqetësuese, administratorët e kanalit kanë publikuar edhe koordinatat e sakta gjeografike të bazës ushtarake amerikane: 42.3644909, 21.2494918.

Këto narrativa përpiqen ta zhvendosin konfliktin nga Lindja e Mesme në kontekstin e Ballkanit, duke e lidhur Kosovën me zhvillimet ndërkombëtare dhe duke e paraqitur atë si pjesë të një boshti të supozuar ushtarak kundër Iranit.

Në këtë linjë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin Informer,ditë më parë deklaroi se “beteja kryesore do të zhvillohet për ndryshimin e Qeverisë në Iran”, duke e krahasuar situatën aktuale me ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugosllavi më 1999 dhe me rrëzimin e regjimit të Slobodan Milosheviq.

“E gjithë kjo po realizohet siç ndodhi në Serbi. Gënjyen gjatë gjithë kohës se bëhej fjalë për katastrofë humanitare, ndërsa thelbi ishte ndryshimi i regjimit në Beograd dhe sigurimi i pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiq.

Retorika e tillë, e kombinuar me mesazhe nga kanale ekstremiste në rrjetet sociale, krijon një klimë të polarizuar, ku Kosova paraqitet si pjesë e një përplasjeje të madhe globale.

Megjithatë, këto janë më shumë përpjekje për instrumentalizim politik dhe propagandistik sesa reflektim i një rreziku real ushtarak.

Në thelb, konflikti Iran–Izrael po përdoret si narrativë për të rikthyer në qendër të diskursit çështjen e Kosovës dhe praninë amerikane në rajon – një qasje që synon të forcojë pozicionet nacionaliste dhe të sfidojë orientimin euroatlantik të vendit.

The Geopost

Tags: Irani Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: “Armatosja e Serbisë”, ministri i Mbrotjes i Kroacisë kërkon trajtim të veçantë për kufijtë lindorë të BE-së dhe NATO-s
Next: Gazeta serbe spekulon për sulm nga Irani ndaj Serbisë për shkak të Bondsteel-it në Kosovë

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë 4 min read
  • Ballkan

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë

The Geopost October 28, 2026
Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun? 9 min read
  • Ballkan

Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun?

The Geopost October 28, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes 3 min read
  • Ballkan

“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes

The Geopost October 28, 2026
A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore 2 min read
  • Ballkan

A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore

The Geopost October 28, 2026
Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën 3 min read
  • Ballkan

Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën

The Geopost October 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.