Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Armatosja e Serbisë”, ministri i Mbrotjes i Kroacisë kërkon trajtim të veçantë për kufijtë lindorë të BE-së dhe NATO-s

The Geopost March 3, 2026 3 min read
Share the news

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka deklaruar se retorika e vendeve që kufizohen me Kroacinë, por që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian apo NATO-s dhe as nuk synojnë të jenë, është “shqetësuese”, duke vënë theksin te Serbia.

Siç raportojnë mediat kroate, Anushiq ka thënë në Zagreb se, sipas informacioneve që posedon, Serbia aktualisht ka “sisteme ofensive serioze”, të cilat i cilësoi si jashtëzakonisht komplekse dhe të kushtueshme.

“Retorika e vazhdueshme nga këto vende është shqetësuese. Sipas informacionit që kemi, Serbia aktualisht ka sisteme sulmuese serioze që janë jashtëzakonisht komplekse, të shtrenjta dhe kanë qenë në proces blerjeje për katër, pesë ose gjashtë vjet”, citohet të ketë thënë ai gjatë konferencës “Një epokë e re e sigurisë evropiane: Strategjia, investimet e përbashkëta dhe industria”, të organizuar nga Zyra e Parlamentit Evropian në Kroaci.

Sipas mediave kroate, dy vendet e vetme që kufizohen me Kroacinë dhe që nuk janë anëtare të BE-së apo NATO-s janë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Anushiq ka theksuar se Beogradi zyrtar synon të vazhdojë blerjen e armëve “që mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme nëse përdoren”.

Në fund të janarit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke deklaruar se ishte i shqetësuar për formimin e supozuar të aleancave ushtarake kundër Serbisë, në dukje duke iu referuar bashkëpunimit mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Vuçiq po ashtu ka deklaruar se kapacitetet mbrojtëse të forcave ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të Serbisë janë rritur “në mënyrë drastike dhe dramatike”.

Anushiq tha se nuk dëshiron të spekulojë mbi motivet e armatosjes së Serbisë, por theksoi se çështja e mbrojtjes nuk duhet parë si diçka e panevojshme.

“Ne duhet të përgatitemi për të mbrojtur kufijtë tanë, hapësirën tonë të jetesës dhe njerëzit tanë”, deklaroi ai.

Sipas ministrit kroat, Evropa duhet të ndryshojë urgjentisht qasjen ndaj mbrojtjes dhe sigurisë, duke shtuar se deri më tani investimet janë fokusuar kryesisht në infrastrukturë civile, zhvillim të shoqërisë civile, bujqësi dhe ekonomi, por jo drejtpërdrejt në mbrojtje.

Ai bëri thirrje që mbrojtja e kufijve lindorë të trajtohet si një e tërë e unifikuar, duke paralajmëruar se është “tepër vonë” për të reaguar me vonesë. Sipas tij, vendet në kufijtë lindorë të BE-së dhe NATO-s duhet të kenë trajtim të veçantë në financimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake, pasi mund të jenë vendet e radhës që do të testohen për gatishmërinë e NATO-s.

Anushiq sqaroi se i referohej kryesisht vendeve baltike, Finlandës dhe Rumanisë, por edhe Kroacisë, duke marrë parasysh pozicionin e saj gjeografik në juglindje të Evropës.

Ai pranoi se fjalimi i tij mund të tingëllojë “shumë i errët”, por shtoi se nëse diskutime të tilla do të ishin bërë që në vitin 2014, pas aneksimit rus të Krimesë, “nuk do të kishim as një përqind të këtyre shqetësimeve që kemi sot”.

The Geopost

Tags: Kroacia Serbia

Continue Reading

Previous: Vizita e fundit në Evropë: Si e mbylli Ali Khamenei kapitullin evropian nga Beogradi i vitit 1989
Next: Alarmante: Zyrtari i lartë i qeverisë së Serbisë përmend Kosovën si objektiv në diskursin për sulme iraniane

Prokurori i OKB-së: Mbi 2,000 të dyshuar për krime lufte ende të pahetuar në ish-Jugosllavi 3 min read
  • Ballkan

Prokurori i OKB-së: Mbi 2,000 të dyshuar për krime lufte ende të pahetuar në ish-Jugosllavi

The Geopost June 13, 2026
Ish-sekretari Lord Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime 2 min read
  • Ballkan

Ish-sekretari Lord Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

The Geopost June 12, 2026
NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë 5 min read
  • Ballkan
  • News

NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

The Geopost June 12, 2026
Frymë lirie: 27 vjet nga çlirimi i Kosovës 5 min read
  • Ballkan

Frymë lirie: 27 vjet nga çlirimi i Kosovës

The Geopost June 12, 2026
KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë 2 min read
  • Ballkan
  • News

KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë

The Geopost June 12, 2026
Dosja e Prokurorisë Speciale: Si kishte pasur koordinim Radoiçiq me Vuçiqin për barrikadat e 2022-ës në veri të Kosovës 6 min read
  • Ballkan

Dosja e Prokurorisë Speciale: Si kishte pasur koordinim Radoiçiq me Vuçiqin për barrikadat e 2022-ës në veri të Kosovës

The Geopost June 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.