Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Ultradjathtistë serbë dhe evropianë nderojnë sulmuesin e vrarë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd

The Geopost February 27, 2026 3 min read
Share the news

Me flakadanë, kurora me lule dhe marshim të organizuar, grupe ultradjathtiste nga Serbia dhe disa vende evropiane kanë përkujtuar në Beograd Zoran Vujoviqin, të riun që humbi jetën gjatë djegies së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në vitin 2008, në protestat kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Tubimi përkujtimor u mbajt më 21 shkurt dhe, sikurse edhe vitet e kaluara, u organizua nga grupet ekstremiste Veprimi Serb dhe Klub 451. Në marshim morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të ekstremit të djathtë nga Greqia, Austria, Franca dhe Belgjika.

Pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht pranë Kishës së Shën Markut, ku ndezën flakadanë, dhe më pas marshuan drejt ish-lokacionit të Ambasadës së SHBA-së në qendër të Beogradit. Aty vendosën kurora dhe, sipas një rituali të përsëritur çdo vit, thirrën tri herë emrin e Zoran Vujoviqit, duke u përgjigjur me brohoritjen “i pranishëm”.

Në një postim në Telegram, Veprimi Serb e përshkroi tubimin si “marsh përkujtimor dhe marsh rebelimi kundër okupimit të Kosovës”.

Për grupet ultradjathtiste serbe dhe disa organizata të ngjashme evropiane, vdekja e Vujoviqit paraqitet si akt heroik. Sipas sociologut Ballsha Llubarda, bashkautor i raportit “Brothers in Harm”, këto ngjarje shërbejnë jo vetëm për simbolikë, por edhe për forcimin e lidhjeve joformale mes grupeve ekstremiste.

“Ngjarje të tilla përdoren për rrjetëzim dhe për shqyrtim të strategjive të mëtejshme. Në rrethana të zakonshme, këto lidhje nuk kanë ndikim të gjerë, por në kohë krizash politike ose luftrash, ato mund të prodhojnë pasoja më serioze shoqërore”, ka thënë Llubarda për Radion Evropa e Lirë.

Marshi i djathtistëve i mbajtur në Beograd më 21 shkurt 2024.

Zoran Vujoviqi humbi jetën gjatë protestës “Kosova është Serbi”, të organizuar nga autoritetet serbe në shkurt të vitit 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Protesta u shndërrua në dhunë kur një grup huliganësh sulmoi Ambasadën e SHBA-së me gurë dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr në ndërtesë.

Vujoviqi hyri në objektin e përfshirë nga flakët dhe vdiq nga asfiksia e shkaktuar nga monoksidi i karbonit. Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se ai nuk kishte plagë nga armë dhe se në gjakun e tij ishte konstatuar prani e alkoolit.

Shteti serb nuk e shënon zyrtarisht vdekjen e Vujoviqit. Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka përmendur atë si simbol tragjedie, duke akuzuar policinë për dështim në mbrojtjen e objektit diplomatik në vitin 2008.

Për djegien e Ambasadës amerikane janë zhvilluar dy procese gjyqësore në Serbi. Në njërin rast, katër persona u liruan për mungesë provash, ndërsa në një proces tjetër, ndaj zyrtarëve të lartë policorë, gjykimi është ende në vazhdim pas rifillimit të procedurës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, e cila sot ndodhet në një lokacion tjetër në Beograd, nuk ka komentuar lidhur me tubimin përkujtimor.

Tags: Serbia SHBA

Continue Reading

Previous: Mesazhet sekrete të aplikacionit Sky që çuan te informacioni për “miliardin e parë” të vëllait të Vuçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit
Next: Grafite dhe mesazhe urrejtjeje kundër ambasadorit Litvinenko në Novi Sad, në përvjetorin e pushtimit rus në Ukrainë

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Aleksandar Vuçiqi mbështeti me muaj të tërë luftën e kriminelëve serbë kundër Bosnjës dhe u krenua me veprimet e tij 11 min read
  • Ballkan
  • News

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Aleksandar Vuçiqi mbështeti me muaj të tërë luftën e kriminelëve serbë kundër Bosnjës dhe u krenua me veprimet e tij

The Geopost July 19, 2026
Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm 1 min read
  • Ballkan

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm

The Geopost July 19, 2026
Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze 6 min read
  • Ballkan
  • News

Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze

The Geopost July 18, 2026
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe

The Geopost July 17, 2026
Deputeti serb kërkon shkarkimin e Paunoviqit: Nëse kryeministri nuk ka forcë ta largojë, le të japë dorëheqje 2 min read
  • Ballkan

Deputeti serb kërkon shkarkimin e Paunoviqit: Nëse kryeministri nuk ka forcë ta largojë, le të japë dorëheqje

The Geopost July 17, 2026
Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi

The Geopost July 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.