Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

SHBA-ja e Izraeli bombardojnë Iranin

The Geopost February 28, 2026 3 min read
Share the news

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë nisur operacione të mëdha ushtarake kundër Iranit, duke goditur disa zona brenda territorit iranian.

Goditjet, që përfshijnë sulme ajrore dhe raketore, u justifikuan zyrtarisht nga Tel Avivi dhe Uashingtoni si përpjekje për të hequr “kërcënimin” e supozuar për sigurinë kombëtare që vjen nga programi bërthamor dhe raketor i Iranit.

Presidenti Donald Trump e ka konfirmuar operacionin dhe ka theksuar synimin për të “eliminuar kërcënimin nga regjimi iranian”.

Raportimet bëjnë me dije se janë dëgjuar shpërthime në kryeqytetin Teheran, ndërsa luftimet janë shtrirë edhe në qytete të tjera, përfshirë zona afër qendrave të infrastrukturës ushtarake dhe civile.

Autoritetet iraniane kanë njoftuar se po kundërpërgjigjen me dronë dhe sulme raketore në drejtim të vendeve të Lindjes së Mesme, ndërsa sipas disa raporteve fluturimet ajrore në rajon janë pezulluar dhe disa kompani ndërkombëtare e kanë kufizuar trafikun ajror.

Ky përshkallëzim vjen në një moment kur tensionet midis Teheranit, Uashingtonit dhe aleatëve perëndimorë janë shumë të larta, teksa negociatat për çështjen bërthamore kanë dështuar të gjejnë një zgjidhje diplomatike.

Aktualisht nuk ka njoftime të pavarura të verifikuara për numrin e viktimave nga këto sulme, por shpërthimet e dëgjuara në Teheran dhe goditjet e raportuara në zona të ndryshme nënvizojnë intensitetin e konfliktit të ri ushtarak që ka përfshirë rajonin.

Kjo përshkallëzim i luftës në Lindjen e Mesme vjen pas një historie konflikti të vazhdueshëm mes dy shteteve, përfshirë sulme dhe kundër-sulme të mëparshme që kanë shkaktuar dëme dhe viktima në të dy palët, si dhe shqetësime të fuqishme ndërkombëtare për një konfrontim më të gjerë.

Kosova mbështet sulmet amerikane kundër Iranit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë përmes një deklarate publike se mbështet sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, regjimin e të cilit e ka përshkruar të atillë që për dekada e ka shtypur popullin e vet, e ka destabilizuar rajonin dhe ka kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Ne qëndrojmë krah presidentit [amerikan] Donald Trump në përpjekjen për të frenuar regjimet që kërcënojnë popujt e lirë, për të mbrojtur stabilitetin global dhe për të mbështetur aspiratat legjitime të popullit iranian për liri, dinjitet dhe demokraci.Regjimet që shtypin qytetarët e tyre, që mbështesin dhunën ndaj vendeve demokratike dhe që kërcënojnë popuj të tjerë, nuk mund të jenë faktor paqeje”, është thënë në deklaratë.

Mes tjerash është përmendur se Kosova solidarizohet me popullin iranian për një të ardhme të lirë dhe demokratike.

Kosova nuk ka marrëdhënie diplomatike me Iranin, pasi ky i fundit nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Tags: Iran Izrael SHBA

Continue Reading

Previous: Përpjekjet ruse për të zhdukur gjuhën ukrainase
Next: Trump thotë se është vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei

Britania, SHBA-ja dhe Australia në projektin e droneve nënujorë për të thelluar partneritetin mbrojtës të AUKUS-it 3 min read
  • Botë
  • News

Britania, SHBA-ja dhe Australia në projektin e droneve nënujorë për të thelluar partneritetin mbrojtës të AUKUS-it

The Geopost May 31, 2026
Sulmi ndaj objektivave ruse, ekspertët: Dronët me AI po ndryshojnë luftën në Ukrainë 1 min read
  • Botë
  • News

Sulmi ndaj objektivave ruse, ekspertët: Dronët me AI po ndryshojnë luftën në Ukrainë

The Geopost May 31, 2026
NATO përgatit një fortesë baltike për t’iu kundërvënë Putinit 8 min read
  • Botë
  • News

NATO përgatit një fortesë baltike për t’iu kundërvënë Putinit

The Geopost May 31, 2026
SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e rivendosjes së sanksioneve ndaj Dodikut 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e rivendosjes së sanksioneve ndaj Dodikut

The Geopost May 31, 2026
Çfarë është raketa ruse Oreshnik dhe pse ekspertët dyshojnë në efektivitetin e saj? 5 min read
  • Botë
  • News

Çfarë është raketa ruse Oreshnik dhe pse ekspertët dyshojnë në efektivitetin e saj?

The Geopost May 31, 2026
Estonia vendos sistemet e para të monitorimit kufitar kundër dronëve 3 min read
  • Botë
  • News

Estonia vendos sistemet e para të monitorimit kufitar kundër dronëve

The Geopost May 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.