Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një takim me drejtorin e korporatës shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom, Aleksej Lihaçev, duke paralajmëruar thellimin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë bërthamore.
Sipas njoftimit të publikuar nga Vuçiq në rrjetet sociale, palët kanë diskutuar për aplikimin e teknologjisë bërthamore në farmaci, shëndetësi dhe prodhimin e energjisë elektrike, si dhe për përfshirjen e kompanive serbe në projekte të përbashkëta në vende të treta.
Takimi vjen në një moment kur Bashkimi Evropian po redukton me shpejtësi varësinë energjetike dhe politike nga Kremlini, ndërsa strukturat shtetërore ruse përballen me sanksione të ashpra perëndimore.
View this post on Instagram
Në këtë kontekst, sinjali nga Beogradi shihet si një devijim nga linja e harmonizimit me politikat energjetike evropiane.
Rosatom konsiderohet një instrument kyç i ndikimit gjeopolitik rus, ndërsa projektet bërthamore nënkuptojnë varësi afatgjata teknologjike, financiare dhe politike.
Ekspertët vërejnë se Serbia aktualisht nuk ka infrastrukturë bërthamore funksionale dhe as një strategji publike të qartë për zhvillimin e këtij sektori.
Megjithatë, hapja e bisedimeve me korporatën shtetërore ruse në një fushë kaq të ndjeshme të sigurisë energjetike ngre pikëpyetje mbi orientimin strategjik të Serbisë, e cila formalisht mbetet vend kandidat për anëtarësim në BE.
The Geopost.

Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE: Ekspertët paralajmërojnë se Serbia mund të tentojë destabilizimin për ta penguar procesin
Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së
Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë
Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë
Dënohen dy të akuzuar për barrikadat në veri, për katër të tjerë gjyqi nis më 15 shtator
“Ata e dëgjuan Vuçiqin dhe humbën gjithçka” – Stojkoviq rikthen rolin e tij në luftërat e viteve ’90