epa11732544 Serbian President Aleksandar Vucic (R) and Slovak Prime Minister Robert Fico (L) shake hands ahead of their meeting in Belgrade, Serbia, 21 November 2024. Prime Minister Fico is on an official visit to Serbia. EPA/ANDREJ CUKIC
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është larguar para përfundimit të samitit të Këshillit Evropian në Bruksel, për të udhëtuar drejt Serbisë dhe për të marrë pjesë në tubimin e Partisë Progresive Serbe (SNS), ku synon të shprehë mbështetjen e tij për Aleksandar Vuçiqin, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit.
Fico ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje do të udhëtojë fillimisht drejt Beogradit dhe më pas drejt Novi Sadit, ku do të mbahet tubimi i SNS-së.
“Të premten në mbrëmje, do të udhëtoj për në Beograd dhe më pas nga Beogradi për në Novi Sad, ku dua të mbështes një burrë shteti të shquar serb, sepse ai udhëheq një politikë sovrane që për mua është një shembull i respektit, z. Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar Fico për agjencinë sllovake të lajmeve TASR.
Kryeministri sllovak kishte premtuar më 3 tetor se do të merrte pjesë personalisht në tubimin për të mbështetur Vuçiqin, por atëherë e anuloi udhëtimin drejt Beogradit, duke u thirrur në një infeksion viral.
Largimi i parakohshëm i Ficos nga Brukseli nënkupton mungesën e tij në diskutimet për disa nga çështjet kryesore në agjendën e samitit evropian.
Sipas TASR-së, ai nuk do të marrë pjesë në bisedimet për migracionin, mbrojtjen dhe sigurinë e Bashkimit Evropian, si dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Mungesa e tij vjen në një moment kur kryeministrat e vendeve të Grupit të Vishegradit mbështeten edhe në koordinimin e qëndrimeve me Sllovakinë për çështjet që diskutohen në nivel evropian.
Vendimi i Ficos për t’u larguar nga samiti për të marrë pjesë në tubimin e SNS-së vjen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor, në një periudhë kur Vuçiq dhe partia e tij synojnë të sigurojnë mbështetje politike përballë sfidave të brendshme.
Robert Fico njihet për qëndrimet e tij proruse dhe afrimin politik me Moskën, duke kundërshtuar furnizimin me armë të Ukrainës dhe duke kërkuar rishikimin e politikave të BE-së ndaj Rusisë.
Ai mban gjithashtu marrëdhënie të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka lavdëruar për politikën e tij “sovrane”.
Fico ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur qëndrimin e Serbisë në këtë çështje, duke u rreshtuar në këtë aspekt me Beogradin.
The GeoPost

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus
Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar
Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi
Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb