Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Janiq: SHBA-të pritet të paraqesin dokument për njohje të ndërsjellë Kosovë–Serbi

The Geopost January 31, 2026 3 min read
Share the news

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të paraqesin një dokument zyrtar që synon njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar analisti dhe eksperti i politikave të Ballkanit Perëndimor, Dushan Janiq.

Sipas Janiqit, ekziston tashmë një draft amerikan, i cili i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Ai theksoi se këtë herë nuk bëhet fjalë për një “non-paper”, term që është përdorur shpesh në kontekstin e Ballkanit, por për një dokument me bazë institucionale në Shtetet e Bashkuara.

“I qëndroj kësaj që kam thënë, por ka disa ndryshime. Termi ‘non-paper’ është i famshëm për Ballkanin dhe përdoret shpesh, përfshirë edhe nga Aleksandar Vuçiç apo aktorë të tjerë politikë. Por këtë herë kam folur për ekspertë amerikanë apo kongresmenë që po përdorin baza konkrete për dialogun e ardhshëm. Sipas informacioneve që kam, Kongresi amerikan ka pranuar ligjin për Ballkanin Perëndimor, i cili e thotë qartë se duhet të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë,” ka deklaruar Janiq në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, duke shtuar se burimet e tij janë ekspertë dhe politikanë amerikanë.

Analisti serb kishte paralajmëruar edhe më herët se SHBA-të mund ta prezantojnë këtë dokument gjatë muajve mars ose prill të këtij viti.

Sipas tij, dokumenti nuk do të ketë karakter informal, gjë që, siç tha, ka shkaktuar shqetësim dhe frikë në qarqet politike serbe.

“Sipas informacioneve që kam, ky dokument nuk do të jetë non-paper, dhe pikërisht kjo i ka frikësuar serbët,” ka theksuar ai.

Konteksti i dialogut Kosovë–Serbi

Kosova dhe Serbia arritën dakordim për Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit në vitin 2023, por deri më tani këto marrëveshje nuk janë zbatuar në praktikë.

Gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, palët zhvilluan një sërë takimesh, si në nivel të liderëve, ashtu edhe në atë të kryenegociatorëve, megjithatë nuk u arrit pajtim për mënyrën dhe hapat konkretë të zbatimit të marrëveshjes.

Gjatë vitit 2025, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mbetur i bllokuar, pa ndonjë progres të dukshëm. Sipas njohësve të procesit, arsyet kryesore lidhen me zhvillimet e brendshme politike në të dyja vendet, si dhe me mungesën e një angazhimi më të fuqishëm nga Bashkimi Evropian.

Në Kosovë, vonesat në formimin e institucioneve, ndërsa në Serbi trazirat dhe tensionet politike të brendshme, kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngecjen e dialogut.

Në këtë kontekst, Bashkimit Evropian i është kërkuar që të adresojë disa parakushte ndaj Serbisë, përfshirë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, si dhe ndalimin e lobimit aktiv kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Deklaratat e Janiqit vijnë në një moment kur vëmendja ndërkombëtare ndaj Ballkanit Perëndimor po rritet sërish, ndërsa SHBA-të dhe aleatët e tyre perëndimorë po kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

The Geo Post

Tags: Dushan Janjiq Kosova Serbia SHBA

Continue Reading

Previous: Hulumtuesi kroat zbulon lidhjet e errëta të Veselinoviqit me Vuçiqin dhe Dodikun
Next: Aleksiq: Me një front kundër regjimit të Vuçiqit

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor 6 min read
  • Ballkan

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

The Geopost August 19, 2026
Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së 2 min read
  • Ballkan

Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së

The Geopost August 19, 2026
Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80 4 min read
  • Ballkan

Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80

The Geopost August 19, 2026
Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse 8 min read
  • Ballkan

Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse

The Geopost August 19, 2026
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë 3 min read
  • Ballkan

“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë

The Geopost August 18, 2026
“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës 4 min read
  • Ballkan

“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës

The Geopost August 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.