Domagoj Margetic
Gazetari kroat Domagoj Margetic publikoi një video në Facebook ku ekspozon logjistikën e furnizimit me naftë dhe derivatet energjetike drejt Serbisë, duke zbuluar një lidhje midis biznesmenit kroat Ivan Çermak dhe regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Duke qëndruar pranë terminaleve të Delta Oil International në Portin Gazenica, Zadar, Margetic tha se këto terminale, të cilat janë pronë e Çermakut, përdoren për ruajtjen dhe transferimin e naftës dhe derivatet energjetike që dërgohen në Serbi përmes kompanisë Euronova Energiz, e regjistruar zyrtarisht në Novi Sad, por që sipas tij ka seli në Zvicër.
Gazetari pretendon se qeveria serbe ka shpërndarë informacion të rremë për rezervat e mëdha të naftës, duke e cilësuar këtë si një “gënjeshtër rutinore”, e ngjashme me deklarata të tjera të Vuçiqit për energjinë.
Ai theksoi se terminalet e Delta Oil në Zadar janë të vetmet në port që përdoren për ruajtjen e energjisë dhe derivatet, dhe janë plotësisht të pakontrolluara nga shteti kroat ose inspektorët.
Kjo, sipas Margetic, bën që të mos ketë mundësi të verifikohet origjina e naftës dhe derivatet që dërgohen për regjimin e Vuçiqit.
“Prej këtu, nga këto terminale në Zadar, mbërrijnë derivatet për regjimin e Vuçiqit,” tha Margetic.
“Për shkak se kompleksi është në pronësi të Ivan Çermakut, askush nuk guxon t’i trokasë në derë, dhe nuk ka asnjë kontroll mbi rrjedhën e naftës drejt Serbisë.”
Ai shtoi se partia në pushtet në Kroaci, HDZ, dhe figura të fuqishme lokale, përfshirë mafian e njohur si Kalmeta, lejojnë funksionimin e këtij rrjeti logjistik, duke përfituar financiarisht, ndërkohë që sigurohet furnizimi me energji për regjimin e Vuçiqit.
Margetic nënvizoi se porti i Gazenicës, në pronësi të Çermakut, është një qendër strategjike e naftës në Kroaci, që mbështet logjistikën e regjimit serb.
“Në këtë mënyrë, mafia e HDZ-së mban në dorë levat mbi operacionet e Vuçiqit në Beograd,” tha ai./TheGeoPost.

Spini parazgjedhor i Beogradit: Petkoviq dezinformon për arrestimin e drejtorëve të institucioneve paralele në Kosovë
Shqipëria: Porto Romano dhe Korridori VIII, projekte kyç për mobilitetin e NATO-s
Milanoviç: Vuçiq po frikëson qytetarët me histori komike për sulm nga kroatët dhe shqiptarët
Forumi “Octopus”: Serbia po përdor luftë hibride për të ndikuar zgjedhjet në Kosovë
Mes të Beogradit, propagandë e grafite nacionaliste për Kosovën
Vuçiqit me tone kërcënuese pas mbylljes së institucionit ilegal në Zveçan: Do të presim “momentin e favorshëm” për veprim