Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Gjykimi i krimeve të luftës në Kosovë më 2025: Tetë aktgjykime dënuese, një lirues dhe dhjetëra raste aktive

The Geopost January 2, 2026 2 min read
Share the news

Ndjekja penale dhe gjykimi i krimeve të luftës në Kosovë gjatë vitit 2025 ka shënuar zhvillime të rëndësishme, me aktgjykime dënuese, lirime nga akuzat, nisje të gjykimeve të reja dhe ngritje aktakuzash në mungesë.

Këto procese janë zhvilluar nën kompetencën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Pavarësisht reformave dhe avancimeve brenda sistemit gjyqësor, gjykimet për krime lufte nuk janë zvarritur dhe nuk kanë pësuar shtyrje për arsye procedurale.

Gjatë vitit 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur tetë aktgjykime dënuese për krime lufte, me dënime që variojnë nga 5 deri në 15 vjet burgim.

Mes të dënuarve janë:

Dragisha Milenkoviq, i dënuar me 7 vjet burgim për torturimin e të burgosurve shqiptarë;

Çaslav Joliq, i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte në Istog;

Zoran Vukotiq, i dënuar me 15 vjet burgim për katër aktakuza të bashkuara;

Sllavisha Filiq, Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të dënuar secili me nga 15 vjet burgim në gjykim në mungesë;

Millosh Pleskoviq, i dënuar me 15 vjet burgim për vrasjen e civilëve shqiptarë në Prizren;

Shaqir Lutvija dhe Sladan Trajkoviq, të dënuar me nga 10 vjet burgim për krime kundër popullsisë civile.

Më 16 qershor 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga akuza Gavrilo Milosavleviq, i cili akuzohej për krime lufte në masakrën e burgut të Dubravës, për shkak të mungesës së provave.

Gjatë vitit 2025 kanë nisur ose kanë vazhduar disa procese të rëndësishme gjyqësore, përfshirë rastet ndaj:

Ramadan Morina (Malishevë),

Dragutin Naskoviq (Zhegër),

53 të akuzuarve për masakrën e Mejës (gjykim në mungesë), si dhe raste të tjera në Pejë, Gjakovë, Istog, Prishtinë dhe Malishevë.

Po ashtu, janë zhvilluar rigjykime dhe seanca të reja ndaj disa të akuzuarve, përfshirë raste të kthyer nga Gjykata e Apelit.

Prokuroria Speciale gjatë vitit 2025 ka intensifikuar ngritjen e aktakuzave në mungesë, duke argumentuar se të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Sipas PSRK-së:

Janë ngritur 11 aktakuza për krime lufte deri më 1 dhjetor 2025;

Janë akuzuar gjithsej 36 persona, prej të cilëve 33 për gjykim në mungesë;

Janë parashtruar 8 kërkesa për paraburgim ndaj 10 personave.

Aktakuzat përfshijnë krime të rënda si masakra, vrasje masive, dëbime, tortura dhe shkatërrim të pasurisë civile, përfshirë rastet e Mejës, Reçakut, Llashticës dhe burgut të Prishtinës.

Proceset e vitit 2025 dëshmojnë për një përpjekje të vazhdueshme institucionale për ballafaqim me të kaluarën dhe për sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për krimet e luftës në Kosovë./TheGeoPost.

Tags: Kosova Krimet e luftës Serbia

Continue Reading

Previous: Spiunimi i qytetarëve serbë nga strukturat ruse të zbulimit
Next: Rreziku i përshkallëzimit të konfliktit me Rusinë: A është Evropa gati?

Eurodeputeti italian sfidon sërish Vuçiqin për debat publik: Në Beograd ose Bruksel, nëse guxon 2 min read
  • Ballkan

Eurodeputeti italian sfidon sërish Vuçiqin për debat publik: Në Beograd ose Bruksel, nëse guxon

The Geopost April 24, 2026
Janjiq: Dënimi i Radoiçiqit mund të hapë edhe rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit 1 min read
  • Ballkan
  • News

Janjiq: Dënimi i Radoiçiqit mund të hapë edhe rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

The Geopost April 24, 2026
Banjska me vendim në Prishtinë, e pa aktakuzë në Beograd 7 min read
  • Ballkan
  • News

Banjska me vendim në Prishtinë, e pa aktakuzë në Beograd

The Geopost April 24, 2026
Si dhe çka raportonte Jelena Gjukanoviq te BIA serbe 4 min read
  • Ballkan
  • News

Si dhe çka raportonte Jelena Gjukanoviq te BIA serbe

The Geopost April 24, 2026
Vuçiq me Orbanin kishte planifikuar lidhjen me naftësjellësin rus “Druzhba” 2 min read
  • Ballkan

Vuçiq me Orbanin kishte planifikuar lidhjen me naftësjellësin rus “Druzhba”

The Geopost April 24, 2026
Ambasadori amerikan në NATO i dërgon mesazh Serbisë: Sinjal për lidhjet me Rusinë 2 min read
  • Ballkan

Ambasadori amerikan në NATO i dërgon mesazh Serbisë: Sinjal për lidhjet me Rusinë

The Geopost April 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.