Pas hetimeve intensive dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë më 8 dhjetor 2025 ndaj tre personave për shpërthimin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, ngjarje kjo që ndodhi më 29 nëntor 2024.
Në një deklaratë për media, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se informacionet e inteligjencës tregojnë qartë se sulmi ka origjinë nga Serbia.
Ai theksoi se pak orë pas shpërthimit, në bazë të informacioneve që kam marrë nga institucionet e sigurisë, sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor.
Kurti shtoi se hetimi ka vërtetuar prezencën e tre serbëve të akuzuar në vendin e ngjarjes natën kritike, duke falënderuar institucionet e sigurisë dhe FBI-në për bashkëpunimin profesional.
“Mund t’ju siguroj se, në bazë të informacioneve të inteligjencës, të akuzuarit kanë qenë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë dhe janë në mesin e të përfshirëve në realizim të sulmit.”
Gjithashtu përfoli lidhjet e akuzuarve me strukturat shtetërore serbe dhe me Millan Radoiçiq.
“Procesi gjyqësor do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e Vuçiqit, terroristin Millan Radoiçiq, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist.”
Ai denoncoi edhe përpjekjet e Beogradit për të dezinformuar opinionin.
“Përkundër faktit se Beogradi zyrtar mohonte përgjegjësinë dhe u angazhua fuqishëm përmes veprimeve hibride në dezinformimin e opinionit, aktakuza e ngritur dhe epilogu i rastit, pa fije dyshimi, do të konfirmojnë të dhënat dhe vlerësimet e institucioneve të Republikës së Kosovës.”
“Integriteti territorial, sovraniteti i shtetit tonë, sundimi i rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim, janë vlera jetike për të cilat angazhohemi ditë e natë dhe për të cilat nuk do të ndalemi asnjëherë. Rasti i fundit dëshmon që në Kosovë nuk kalon pa ndëshkim terrorizmi, sado perfid të jetë, dhe nuk mund të kalojë pa u vërejtur dhe dekonstruktuar dezinformimi.”
Kurti falënderoi institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Falënderojmë institucionet e sigurisë, partnerët ndërkombëtarë në krye me ShBA-të, institucionet, aktorët tjerë dhe qytetarët, për kontributin që po ofrojnë për një Kosovë gjithnjë e më të sigurt e paqësore, më të fuqishme në aspektin ekonomik, ligjor, integrues dhe demokratik.”/TheGeopost.

Stradner akuzon regjimin e Vuçiqit për propagandë dhe sulme ndaj saj dhe dy kongresistëve amerikanë
KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi
Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit