Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Kujdes nga lajmet e rreme!”: Ambasada zvicerane reagon ndaj lajmit se “Zvicra ‘hap dyert’ për 85 mijë vende pune për të huajt”

The Geopost December 8, 2025 2 min read
Share the news

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar pas publikimit të një lajmi edhe në mediat në Kosovë ku pretendohej se “Zvicra ‘hap dyert’ për 85 mijë vende pune për të huajt – me paga deri në 6.500 euro”.

Dhe sipas reagimit të ambasadës zvicerane, ky informacion është i rremë dhe kuotat për shtetasit e vendeve të treta (shtetet jo-Shengen) mbeten të pandryshuara për vitin 2026.

“Kujdes nga lajmet e rreme! Kohët e fundit, mediat sociale dhe gazetat online kanë përhapur pretendime se Zvicra po hap tregun e saj të punës për 85,000 punëtorë të huaj. Këto raportime janë të rreme!”, është thënë në fillim të reagimit të ambasadës zvicerane.

Më pas theksohet se “siç thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp të 19 nëntorit 2025, Këshilli Federal Zviceran ka vendosur të ruajë kuotat ekzistuese për shtetasit e vendeve të treta (shtetet jo-Shengen) për vitin 2026”.

“Një maksimum prej 8,500 punëtorësh dhe specialistësh të kualifikuar nga vendet e treta mund të rekrutohen në Zvicër vitin e ardhshëm. Kjo përfshin 4,500 leje qëndrimi (B) dhe 4,000 leje afatshkurtra (L)”, ka shtuar reagimi i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se reagimi i ambasadës zvicerane vjen pasi disa media, përfshirë edhe disa në Kosovë, kishin raportuar se Zvicra po planifikonte të punësonte rreth 85 mijë persona nga jashtë, duke përfshirë mjekë, inxhinierë, specialistë IT, dhe personel shërbimesh hoteliere, me paga që arrijnë deri në 6,500 euro në muaj.

Lajmet përshkruanin një “nevojë urgjente” për staf të kualifikuar në spitalet, hotelet dhe zyrat e inxhinierisë zvicerane, dhe sugjeronin aplikimin përmes agjencive të burimeve njerëzore si një rrugë të shpejtë punësimi. /Telegrafi/

Continue Reading

Previous: Rrjeti i Radoiçiqit dhe Veselinoviqit në qendër të borxhit kinez dhe projekteve të dyshimta në Serbi
Next: Nëntë sulme këtë vit – si po shkatërrojnë dronët ukrainas rafinerinë Ryazan, furnizuesen kryesore të Moskës

Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE, Zelensky u kërkon Hungarisë dhe Polonisë 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE, Zelensky u kërkon Hungarisë dhe Polonisë

The Geopost July 2, 2026
Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi 6 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi

The Geopost July 1, 2026
Videnoviq: Mediat në Serbi heshtin për lidhjet e agjentëve rusë dhe financimin e organizatave proruse nga frika e FSB-së dhe GRU-së 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Videnoviq: Mediat në Serbi heshtin për lidhjet e agjentëve rusë dhe financimin e organizatave proruse nga frika e FSB-së dhe GRU-së

The Geopost June 28, 2026
Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe? 9 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?

The Geopost June 26, 2026
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.