Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

Nëntë sulme këtë vit – si po shkatërrojnë dronët ukrainas rafinerinë Ryazan, furnizuesen kryesore të Moskës

The Geopost December 8, 2025 2 min read
Share the news

Rafineria e naftës Rosneft në Ryazan, një nga më të mëdhatë në Rusi dhe furnizuesja kryesore e Moskës, u sulmua sërish natën e 6 dhjetorit nga dronët ukrainas, raportuan kanalet monitoruese ukrainase dhe media ruse Astra.

Ky është sulmi i tretë brenda muajit dhe i nënti që nga fillimi i vitit ndaj kësaj rafinerie strategjike.

Guvernatori i rajonit, Pavel Malkov, konfirmoi sulmin, duke deklaruar se mbeturinat e dronit ranë në territorin e rafinerisë, por pa shkaktuar viktima. “Dëmet materiale po vlerësohen,” tha ai në Telegram.

Sipas Exilenova+, është goditur njësia Izomalk-2-LIN-800, e cila prodhon benzinë me oktan të lartë, ndërsa Supernova+ raportoi se është dëmtuar edhe njësia e plasaritjes katalitike dhe hidropërpunimit — një strukturë kritike për procesin e rafinimit.

Ekspertët paralajmërojnë se dëmtimet serioze mund të detyrojnë rafinerinë të ndalojë operacionet.

Rafineria e Ryazanit përpunoi 13.1 milion ton naftë në vitin 2024, rreth 5% të kapacitetit total të Rusisë, ndërsa kapaciteti i saj vjetor është 17.1 milionë ton.

Ajo prodhon benzinë, naftë, karburant avionësh dhe vajguri për forcat ajrore të Rusisë.

Mbrojtja ajrore ruse raportoi se ka rrëzuar 29 dronë ukrainas mbi rajonin e Ryazanit gjatë natës dhe mëngjesit, por disa arritën të godasin objektivin.

Rafineria e Ryazanit është goditur edhe në: 20 nëntor, 15 nëntor, 23 tetor, 5 shtator si dhe 2 gusht.

Sulmet po e godasin rëndë industrinë energjetike ruse. Burime të Reuters thanë se pas sulmit të 15 nëntorit, uzina ndaloi operacionet për shkak të dëmtimit të njësisë kryesore të rafinimit, e cila përbën 48% të kapacitetit.

Ajo u bë rafineria e pestë ruse që ndalon prodhimin në nëntor për shkak të dronëve ukrainas, së bashku me:

Rafinerinë e Tuapse (Rosneft) – 3 nëntor

Volgograd (Lukoil) – 6 nëntor

Orskneftorgsintez (Orenburg) – 10 nëntor

Saratov (Rosneft) – 11 nëntor

Statistikat e industrisë, të cituara nga Reuters, tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i rafinimit në Rusi ka rënë me 6% nga gushti në tetor.

Kremlini ka klasifikuar të dhënat e prodhimit të benzinës për vitin 2024, duke përmendur rrezikun e “spekulimeve të tregut”./TheGeopost.

Tags: Rafineria e Naftës Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: “Kujdes nga lajmet e rreme!”: Ambasada zvicerane reagon ndaj lajmit se “Zvicra ‘hap dyert’ për 85 mijë vende pune për të huajt”
Next: “Jo ndarje, jo kufij të rinj”: Kosova pjesë e NDAA 2026, mbështetja amerikane bëhet pjesë e legjislacionit të sigurisë

Kalesnikava paralajmëron: Bjellorusia rrezikon të bjerë plotësisht nën kontrollin e Rusisë 4 min read
  • Botë

Kalesnikava paralajmëron: Bjellorusia rrezikon të bjerë plotësisht nën kontrollin e Rusisë

The Geopost November 24, 2026
Irani përgatitet për mungesë të gazit gjatë dimrit, ndërsa kriza energjetike e shkatërruar nga lufta thellohet 2 min read
  • Botë

Irani përgatitet për mungesë të gazit gjatë dimrit, ndërsa kriza energjetike e shkatërruar nga lufta thellohet

The Geopost November 24, 2026
“Putini nuk duhet të fitojë”, Rutte: Mbështetja ushtarake për Ukrainën duhet të vazhdojë, Rusia mbetet kërcënim për Evropën 2 min read
  • Botë
  • Siguri

“Putini nuk duhet të fitojë”, Rutte: Mbështetja ushtarake për Ukrainën duhet të vazhdojë, Rusia mbetet kërcënim për Evropën

The Geopost November 23, 2026
Vizat, Sanksionet, Paratë: Si planifikon BE-ja të zgjasë ndalimet për atletët rusë 6 min read
  • Botë

Vizat, Sanksionet, Paratë: Si planifikon BE-ja të zgjasë ndalimet për atletët rusë

The Geopost November 23, 2026
Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, aleatët nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë 2 min read
  • Botë

Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, aleatët nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë

The Geopost November 23, 2026
Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia 5 min read
  • Botë
  • News

Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia

The Geopost November 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.