Më 29 nëntor të vitit të kaluar, akuadukti i Ibër-Lepencit në Varagë të Komunës së Zubin Potokut ishte cak i një sulmi kinetik terrorist.
Sulmi i cili ndodhi rreth orës 19:00, ishte i pari ndaj infrastrukturës kritike në vend, ndërsa indyri sulm i rëndë në dy vjet rresht, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Nga shpërthimi me ekspoziv u dëmtua pjesa fundore dhe njëra ballinë e akuaduktit, duke rrezikuar seriozisht furnizimin me ujë për të gjithë qytetarët që shërbehen nga ky sistem, përfshirë Termocentralin Kosova B.
Në lidhje me këtë sulm, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se pas bastisjeve në veri të Kosovës, ishin konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe ishin gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë.
“Edhe sot, ato janë dëshmi të qarta për përfshirjen e grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që synim e kanë destabilizimin e vendit tonë dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon. Shteti dhe Republika triumfuan përsëri përballë grupeve ekstremiste dhe terroriste që mbështetjen e financimin e gjejnë te Beogradi zyrtar, e inspirimin dhe metodat i gjejnë te Rusia – sulmi ndaj infrastrukturës kritike në Ibër Lepenc i ngjasonte sulmeve ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Reagimi institucional pas sulmit në Ibër-Lepenc ishte i menjëhershëm dhe kritik në parandalimin e pasojave katastrofike që kishte për qëllim sulmi: uljen për 60% të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, ndërprerjen e furnizimit me ujë për Mitrovicën, Skenderajn, Drenasin, Vushtrrinë, Fushë-Kosovën dhe gjysmën e Prishtinës, ndërprerjen e shërbimeve të ngrohtores qendrore në kryeqytet dhe përgjysmimin e kapaciteteve telekomunikuese në vend si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionet bazë.
Veprimet profesionale dhe të suksesshme të institucioneve siguruan që përkundër dëmit fizik dhe përgjatë gjithë procesit të riparimit, të ketë rrjedhje të mjaftueshme të ujit për ftohjen e termocentraleve dhe mirëmbajtjen e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe furnizim me ujë të pijshëm.
/The Geopost

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë