Aleanca veriatlantike i ka parë me shqetësim stërvitjet ushtarake që janë zhvilluar mes Serbisë dhe Kinës, ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Në një intervitë për REL, Rutte ka thënë se kryerja e këtyre stërvitjeve ishte e drejtë sovrane e Beogradit, porse ka shtuar se Aleanca i ka parë me shqetësim, transmeton The Geopost.
Edhe pse anëtarësimin në BE e ka synim strategjik, Serbia nën drejtimin e Aleksandar Vuçiq po forcon marrëdhëniet me Kinën. Të dyja vendet i quajnë ato “miqësi çeliku” dhe “partneritet strategjik”.
“Sa i përket Serbisë, ata mund të vendosin ta bëjnë këtë. Por të mos jemi naivë për Kinën. E dimë që Kina bashkëpunon me rusët, Korenë e Veriut, Iranin, prandaj ajo që ndodh në Indo-Paqësor dhe ajo që ndodh në rajonin euroatlantik është gjithnjë e më e lidhur dhe e ndërthurur”, ka thënë Rutte.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka folur po ashtu edhe për luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë. Sipas tij, cilado marrëveshje për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë duhet t’ia bëjë të qartë presidentit rus, Vladimir Putin, se është në interesin e tij që të mos e sulmojë kurrë më Ukrainën, dhe se si garancitë e sigurisë dhe mbështetja ndërkombëtare luajnë rol kyç në këtë drejtim./The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan