Sistemet ushtarake të vëzhgimit të Moldavisë zbuluan gjashtë dronë në hapësirën ajrore të vendit gjatë një sulmi të madh rus ndaj Ukrainës në natën mes 24 dhe 25 nëntorit.
Një dron u zbulua në zonën Vinohradivka-Vulkanešti, pas së cilës u zhvendos drejt kufirit shtetëror me Rumaninë. Ai kaloi hapësirën ajrore në një lartësi prej afërsisht 1,500 metrash.
Më vonë, sistemet e vëzhgimit zbuluan edhe pesë dronë të tjerë që kaluan hapësirën ajrore pranë Dondošenit, Orheit, Benderit, Vadul lui Vodë dhe Floreštit. Njëri prej tyre u rrëzua në çatinë e një shtëpie në fshatin Nizhni Kukurešti.
Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje qytetarëve “të raportojnë të gjitha objektet e huaja që vërejnë dhe të mos prekin objektet që kanë rënë në tokë, por të njoftojnë autoritetet”.
Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se gjatë një sulmi të madh të kombinuar rus më 25 nëntor, një mjet ajror pa pilot rus mund të ketë hyrë në territorin e Rumanisë.
Në mëngjes, Rumania dhe Moldavia konfirmuan shkelje të hapësirës së tyre ajrore.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se katër mjete ajrore pa pilot të tipit Shahed kishin shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë./Klix-ba/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan