Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kongresistë amerikanë kërkojnë hetim për rolin e Kishës Ortodokse Ruse në operacionet e spiunazhit nga Moska

The Geopost November 20, 2025 3 min read
Share the news

 

Rusia po përdor aktivisht Kishën Ortodokse Ruse (KOR) për të ushtruar ndikim në Shtetet e Bashkuara, shkruan lansinginstitute.org, transmeton The Geopost.

Apeli i kongresistëve

Një grup kongresistësh të Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së ka apeluar te Prokurori i Përgjithshëm, Pam Bondi, duke kërkuar një hetim mbi përdorimin e kishave ortodokse në Shtetet e Bashkuara nga shërbimet inteligjente ruse. Iniciativa ka ardhur nga kongresmeni Joe Wilson. Ligjvënësit besojnë se Kisha Ortodokse Ruse Jashtë Rusisë (KORR) po përpiqet “aktivisht të zgjerojë ndikimin e saj politik” në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, po ngrihen shqetësime të ngjashme për përdorimin nga Moska të juridiksioneve të tjera ortodokse që operojnë në SHBA.

Shqetësimi kryesor lidhet me një ngjarje ku priftërinjtë nga Kisha Ortodokse Ruse mbërritën në Uashington për takime me përfaqësues të Zyrës së Shtëpisë së Bardhë për Besimin dhe Partneritetet e Komunitetit, zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe lobistë të kongresit.

Se Kisha Ortodokse Ruse nuk është thjesht një institucion fetar, por një mjet i politikës së jashtme të Kremlinit, që përdoret për të avancuar ideologjinë e “Botës Ruse” dhe për të destabilizuar ambientin shpirtëror në vendet ku janë aktive strukturat e saj ka shkruar disa herë The Geopost.

Nacionalizmi serb dhe rus në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i korrik

Kisha Ortodokse Ruse dhe ajo Ortodokse Serbe, në qendër të synimeve të tyre kanë edhe shtrirjen e ndikimit në vendet e tjera, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Një nga mjetet kryesore të strategjisë së Moskës për ndikim në Ballkanin Perëndimor është Kisha Ortodokse Ruse (KOR) dhe rrjetet e saj kishtare dhe ideologjike në rajon.

Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, përfshirë vizitën e patriarkut serb Porfirije tek Vladimir Putin, bëhet e qartë se religjioni po instrumentalizohet si një armë e butë, për të mbështetur interesat strategjike të Kremlinit.

Nacionalizmi rus dhe serb në Ballkanin Perëndimor gjejnë gjithmonë gjuhë të përbashkët sa herë krijohen rrethana të favorshme ndërkombëtare për këtë: kur Perëndimi e neglizhon potencialin historikisht të vërtetuar të aktorëve në rajon për gjenerimin e ndarjeve të reja dhe konflikteve, dhe kur Rusia e kupton se pozita gjeopolitike e Ballkanit Perëndimor paraqet terren të përshtatshëm për përplasjet e saj globale me fuqitë perëndimore. Kështu thuhet në publikimin “Fjala si armë: Gjurmët digjitale ruse në Ballkanin Perëndimor”, autorë të së cilës janë Anđelka Rogač dhe prof. dr. Srđan Darmanović, shkruan cdm.me.

Ndërkaq Serbia paraqet qendrën kryesore të përhapjes së propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor, dhe fakti që gjuha serbe kuptohet ose flitet në Bosnje dhe Hercegovinë, pjesë të Kosovës, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, bën që propaganda ruse të depërtojë lehtë përmes rrjeteve sociale dhe mediave vendase që përcjellin përmbajtje nga media ruse dhe serbe në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kisha është një nga kanalet përmes të cilave ideologjitë rus-serbe përhapen.

Vetë vizita e patriarkut Porfirije në Moskë, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe krimeve të dokumentuara të Rusisë, është dëshmi e kësaj: KOS vepron si një urë lidhëse diplomatike midis Beogradit dhe Moskës

Kleri serb shpesh përsërit narrativat ruse kundër Perëndimit, NATO-s dhe Ukrainës.

Putini përdor Kishën për të ruajtur ndikimin rus në Serbi dhe Mal të Zi, ku opinioni publik është më i prirur ndaj simpatisë për Rusinë.

Se ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi është i dyfishtë, pati thënë në një intervistë për The Geopost, drejtori dhe kryeredaktori i Pobjeda-s, Drashko Gjuranoviq.

Ai pati deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe, pra Kisha e Serbisë, angazhohet për vendosjen e një shteti të vetëm kombëtar.

Sipas tij, pas pavarësisë së Malit të Zi, Kisha Ortodokse Serbe ka pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht të fuqishëm me Beogradin zyrtar, dhe në mënyrë të tërthortë edhe me Kishën Ortodokse Ruse.

Këtu ju sjellim intervistën e plotë të tij për The Geopost.

Continue Reading

Previous: Britania e Madhe thotë se një anije spiune ruse drejtoi lazerët drejt pilotëve të RAF që e ndiqnin
Next: Departamenti i Shtetit: Pajisjet nga furnizuesit kinezë përbëjnë një rrezik serioz sigurie për Malin e Zi, SHBA-në dhe NATO-n

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

The Geopost November 5, 2026
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.