Hapja e një fabrike dronësh në Kosovë ka shkaktuar një varg reagimesh në mediat serbe. Portali i Radio-Televizionit të Serbisë (RTS) ka publikuar një tekst në të cilin dezinformon se hapja e fabrikës në Gjilan është një “mashtrim marketingu” i kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti, dhe se mjetet fluturuese të prezantuara janë vetëm makete, e jo dronë të vërtetë.
Vlerësimi përfundimtar: Pretendim i pambështetur / Manipulues.
Çfarë shkruan RTS:
“Përderisa Albin Kurti lavdërohet se aty do të prodhohen dhe shiten mjete fluturuese të sofistikuara me rreze veprimi deri në 20 kilometra, analistët theksojnë se në këtë moment e gjithë historia e dronëve ‘made in Kosovo’ është në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D. Shumë gjëra janë në fakt për momentin një mashtrim marketingu. Dronët që tregohen, si ‘Skafateri’ janë printime 3D, makete, prezantime dëshirash”, ka thënë analisti Aleksandar Radiq, sipas RTS.
https://www.rts.rs/lat/vesti/politika/5826087/kamikaze-dronovi-pristina.html?
Analiza:
Pretendimi i RTS se fabrika e dronëve në Gjilan është një “mashtrim marketingu” dhe se dronët janë vetëm “makete 3D” është i pambështetur me prova. Nuk ka evidencë të ofruar nga RTS që dronët nuk janë funksionalë, prezantimi i prototipeve nuk është mashtrim — është fazë e rregullt e zhvillimit industrial. Projekti i fabrikës është i konfirmuar nga dokumente shtetërore dhe burime ndërkombëtare.
https://www.reuters.com/world/europe/kosovo-build-ammunition-fa
Qeveria e Kosovës ka njoftuar publikisht dhe ka planifikuar ndërtimin e një fabrike municioni dhe zhvillimin e laboratorëve për dronë. Kjo është një politikë shtetërore e orientuar drejt vetëqëndrueshmërisë së industrisë së mbrojtjes.
Sipas ligjit kosovar, tregtia dhe prodhimi i të mirave strategjike i nënshtrohen lejeve, arkivimit të dokumentacionit dhe detyrimeve për njoftimin e ministrisë kompetente.
https://www.seesac.org/f/docs/Kosovo-1/Law-on-the-Trade-of-Strategic-Goods-2013-EN.pdf
Dronovi kamikaze “mejd in Gnjilane” – marketinški trik sa jasnom političkom porukom
U Gnjilanu je 8. novembra otvorena prva fabrika vojnih dronova.
/The Geopost

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin