ATAImages, Shuttersock
Qeveria suedeze ka vendosur të pezullojë përkohësisht një pjesë të ndihmës së saj financiare për institucionet shtetërore serbe dhe t’i ridrejtojë fondet për forcimin e shoqërisë civile për shkak të, siç pohon ajo, përkeqësimit të sundimit të ligjit, korrupsionit dhe lirisë së medias.
Ministria suedeze e Punëve të Jashtme tha në një deklaratë se “zhvillimet në Serbi po shkojnë në drejtimin e gabuar – nga rritja e korrupsionit në mungesën e respektit për sundimin e ligjit”.
“Vendet nuk mund të presin mbështetjen suedeze nëse nuk zbatojnë reformat dhe progresin që presim prej tyre. Kjo është arsyeja pse po i prezantojmë këto ndryshime tani”, tha Ministri për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Tregti të Jashtme Benjamin Dousa.
Stokholmi deklaron se prej kohësh ka vërejtur mungesë progresi në reformat në Serbi, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e lirive themelore, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe median.
Në përputhje me parimet e “meritave për integrimin evropian”, Suedia thotë se vendet që tregojnë përparim do të shpërblehen, ndërsa mbështetja do të zvogëlohet ose ngrihet për ato që nuk respektojnë të drejtat themelore dhe standardet demokratike.
“Prandaj, kemi vendosur të pezullojmë përkohësisht disa forma të ndihmës për shtetin serb dhe t’i ridrejtojmë fondet te organizatat e shoqërisë civile”, thuhet në deklaratë./Nova.rs

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit