Lufta kundër çrregullimit informativ duhet të merret seriozisht pasi që dezinformatat dobësojnë edhe besimin në institucionet publike, deklaroi tëhënnë ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Këto deklarata ambasadori Orav i bëri në hapjen e ekspozitës “GlassRoom”, të organizatës jo-qeveritare “TacticalTech” nga Berlini.
Ai tha se ekspozita tregon se si mësimi mund të jetë krijues dhe nxitës, duke nxitur të gjithë të shqyrtojnë më me kujdes botën online dhe të mendojnë kritikisht për informacionin që konsumojnë
“Në botën digjitale të sotme, informacioni përhapet më shpejt se kurrë më parë. Kjo krijon mundësi të reja për lidhje, por edhe rreziqe të reja. Kur faktet shtrembërohen, dobësohet besimi tek institucionet publike. Kur manipulimi zëvendëson dialogun, demokracia ndikohet negativisht. Prandaj Bashkimi Evropian i kushton kaq rëndësi edukimit dhe transparencës. Ne jemi krenarë të punojmë me partnerët në Kosovë që ndajnë këtë vizion: gazetarë, edukatorë, shoqëri civile dhe të rinj”, tha Orav.
Ekspozita do të zgjasë tri ditë në Prishtinë, dhe do të lëvizë edhe në dy komuna të Kosovës, në Mitrovicë të Veriut dhe në Podujevë./The Geopost/

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999