Foto: EPA-EFE
Policia ukrainase dyshon se Rusia është përfshirë në vrasjen e fundit të ish-kryetarit të parlamentit Andriy Parubiy.
“Ne e dimë që ky krim nuk ishte aksidental. Ka një përfshirje ruse. Të gjithë do të mbahen përgjegjës para ligjit”, tha të hënën shefi i policisë Ivan Vyhivskyi.
Parubiy, ishte një mbështetës i zëshëm i pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës. Ai u vra në mes të ditës në qytetin perëndimor të Lvivit të shtunën.
Se një i dyshuar është ndaluar, e ka konfirmuar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se ministri i Brendshëm Ihor Klymenko dhe kreu i Shërbimit të Sigurisë së vendit Vasyl Maliuk e kishin informuar atë për kapjen e të dyshuarit.
“Të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje të tmerrshme duhet të sqarohen”, tha Zelenskyy në rrjetin X.
Një video e paverifikuar që qarkullon në mediat ukrainase duket se tregon sulmuesin e dyshuar, i cili ishte në një biçikletë i veshur si korrier ushqimi, duke qëlluar Parubiy-n përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani, nuk janë dhënë informacione mbi identitetin apo motivin e të dyshuarit.
Parubiy, 54 vjeç, ishte një figurë e shquar në protestat pro-demokraci të Ukrainës në vitin 2004 dhe protestat në Maidan në vitin 2013./The Geopost/

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi