Presidenti i Kinës, Xi Jinping, të martën bëri thirrje për ndërtimin e një rendi të ri botëror “shumëpolar” gjatë samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), duke u kërkuar vendeve të Jugut Global të shfrytëzojnë potencialin e tyre ekonomik dhe “të kundërshtojnë dominimin perëndimor”.
Në prani të 26 liderëve nga Euroazia dhe rajone të tjera në zhvillim, Xi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërtimit të një sistemi të ri global që reflekton interesat e vendeve në zhvillim. “Duhet të promovojmë një multipolarizëm të balancuar dhe një sistem global të drejtë,” tha ai, duke nënvizuar nevojën për thellim të bashkëpunimit në fushat e energjisë, teknologjisë, infrastrukturës dhe inteligjencës artificiale.
Presidenti rus Vladimir Putin mbështeti thirrjen e Xi për “multipolarizëm të vërtetë”, duke e konsideruar këtë si alternativë ndaj rendit unipolar të udhëhequr nga SHBA. Ai theksoi rritjen e përdorimit të monedhave kombëtare në tregtinë ndërkombëtare si një hap konkret drejt shpërbërjes së sistemit ekzistues financiar të dominuar nga dollari amerikan.
Sipas Putinit, kjo qasje e re do të kontribuojë në ndërtimin e një arkitekture sigurie më të qëndrueshme në Euroazi, të bazuar në barazi dhe respekt të ndërsjellë mes kombeve, larg modeleve tradicionale eurocentrike dhe euroatlantike.
Samiti në Tianjin vjen në një kohë kur partneriteti Kinë-Rusi po bëhet gjithnjë e më i ngushtë jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe ideologjik, me qëllim të përbashkët: sfidimin e rendit ndërkombëtar të udhëhequr nga Perëndimi./The Geopost/

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi