Foto: Kosovo Embassy The Hague, Facebook
Një dokumentar i veçantë në shënim të 15-vjetorit të vendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare është publikuar të martën nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë.
Në videon e shpërndarë në Facebook, Ambasada ka theksuar rëndësinë e vazhdueshme të këtij vendimi historik, duke e cilësuar atë si një moment me peshë të madhe ligjore, politike e diplomatike.
“Në këtë përvjetor historik, me krenari paraqesim një video dokumentar që reflekton mbi Opinionin Këshillimor të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në këtë dokumentar pikëpamjet e tyre për ndikimin që ky opinion ka pasur në të drejtën ndërkombëtare kanë ndarë diplomatë, juristë ndërkombëtarë dhe akademikë.
https://www.facebook.com/kosovo.in.netherlands/videos/1085372239649236
/The Geopost/

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman