Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, është ndaluar sot nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Bërnjakut dhe është shoqëruar për në stacion policor për procedura të mëtejshme.
Dukagjini nga burimet e veta e ka konfirmuar lajmin, duke theksuar se ndalimi lidhet me një deklaratë publike të dhënë nga Popoviq gjatë një vizite në Rahovec.
Sipas informatave të para, Popoviq ka përdorur gjuhë fyese dhe provokuese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si “organizatë terroriste” dhe duke e krahasuar me ngjarje të rënda ndërkombëtare.
Ai po ashtu ka akuzuar institucionet ndërkombëtare për, siç ka thënë, “dështim në drejtësi”, duke pretenduar se “autorët e krimeve ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë”.
Policia e Kosovës njofton se po vazhdon me procedurat për këtë rast, ndërkohë që autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me bazën ligjore të ndalimit të zyrtarit serb dhe hapat e mëtejshëm në kuadër të hetimeve.

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman