Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Autoritetet e Kosovës me aksion të ri kundër spiunazhit, arrestohet një polic

The Geopost July 17, 2025 2 min read
Share the news

Autoritetet në Kosovë kanë nisur të enjten një operacion me dyshimet për spinuazh, ku i arrestuar përfundoi një polic.

Sipas raportimeve të mediave, polici i arrestuar është Bojan Jevtiq, zv.komandant dhe shef i operativës në Policinë e Kosovës.

Lajmin për arrestimin e një polici e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

Drejtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, autoritetet e Kosovës, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, aksioni u zhvillua te Dheu i Bardhë.

“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, njoftoi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ky është i arrestuari i gjashtë  për spiunazh, pasi brenda vetëm për një vit janë arrestuar pesë persona të dyshuar për spiunazh.

Në maj 2024, janë arrestuar Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të BIA-s së Serbisë, me qëllim kryesor shtrembërimin e fakteve historike – kundër Kosovës dhe NATO-s, si dhe të angazhuar edhe për mbledhjen e informacioneve.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar edhe Jelena Djukanoviq, bashkëpunëtore e BIA-s së Serbisë, dhe ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, në Mitrovicë.

Ndërsa në maj të ktij viti për spiunazh është arrestuar Hysri Selimi, bashkëpunëtor i BIA-s së Serbisë, si i dyshuar për rritjen e radikalizmit islam në Kosovë dhe mbledhjen e informacioneve.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Ilić: Duke falur aktivistët e SNS-së, Vučić shkeli Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Next: SHBA-të do të ndërtojnë një bazë për anije të shpejta pranë Detit të Kinës Jugore

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe? 9 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?

The Geopost June 26, 2026
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.