Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

The Geopost July 11, 2025 2 min read

Photo: AFP

Share the news

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja në lidhje me bisedimet për paqe në Ukrainë, pas një takimi që pati me homologun e tij rus të enjten në Malajzi.

“Mendoj se është një qasje e re dhe ndryshe”, u tha Rubio gazetarëve pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Nuk do ta cilësoja si diçka që garanton paqe, por është një koncept që, e dini, do t’ia paraqes presidentit”, shtoi ai.

Rubio nuk dha më shumë hollësi rreth kësaj.

Ai shtoi se presidenti Donald Trump ka qenë “i zhgënjyer dhe i zemëruar që nuk ka pasur më shumë fleksibilitet nga pala ruse” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Na duhet të shohim një plan të qartë se si mund të përfundojë ky konflikt. Dhe, ne ndamë disa ide se si mund të duket ai”, tha Rubio për takimin 50-minutësh me Lavrovin.

“Do të vazhdojmë të angazhohemi aty ku shohim mundësi për të bërë ndryshim”, theksoi ai.

Rubio dhe Lavrov zhvilluan bisedime në Kuala Lumpur në kuadër të Forumit Rajonal të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), i cili bashkon 10 anëtarët e ASEAN-it dhe partnerët e tyre më të rëndësishëm diplomatikë, përfshirë Rusinë, Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, vendet evropiane dhe SHBA-në.

Ky ishte takimi i tyre i dytë prej se Rubio e mori detyrën, megjithëse ata kanë folur disa herë në telefon.

Takimi i tyre i parë u zhvillua në shkurt në Riad të Arabisë Saudite, ndërsa administrata Trump po testonte gatishmërinë e Rusisë dhe Ukrainës për të bërë paqe.

Takimi i së enjtes ndodhi pak pasi SHBA-ja rifilloi dërgesat e armëve mbrojtëse për Ukrainën pas një ndërprerjeje, zyrtarisht për t’i shqyrtuar rezervat e brendshme të municioneve – një veprim që u përshëndet nga Moska.

Nisja e ridërgimit të ndihmave vjen në një kohë kur Rusia ka shpeshtuar dukshëm sulmet ajrore ndaj Ukrainës dhe derisa presidenti Trump ka shfaqur zemërimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

https://www.evropaelire.org/a/rubio-shba-rusi-ide-bisedime-ukraine/

Continue Reading

Previous: Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën
Next: SHBA mbështesin përpjekjet për të sjellë para drejtësisë kryesit e gjenocidit të Srebrenicës

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe? 9 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?

The Geopost June 26, 2026
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.