Serbia ka qenë shteti i vetëm që ka votuar kundër miratimit të deklaratës së përbashkët të liderëve të rajonit në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Samiti i SEECP-së u mbajt këtë të hënë në Tiranë, nën drejtimin e presidentit Bajram Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit.
Begaj tha se Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar.
Kundërshtimi i tyre lidhet me përfshirjen në tekstin e deklaratës të dënimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe me referencën ndaj NATO-s si një aleancë që kontribuon në sigurinë euroatlantike.
“Deklarata e përbashkët ishte dokumenti i Tiranës dhe u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. Serbia dhe Bosnja vendosën të mos e miratojnë, çka është e drejta e tyre sovrane. Megjithatë, me Kosovën ramë dakord për një deklaratë shtesë, ku u theksua se sanksionet e vendosura ndaj saj janë të padrejta dhe duhet të zgjidhen sa më parë, pasi nuk ndëshkojnë politikanët, por qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.
/TheGeopost

Videnoviq: Mediat në Serbi heshtin për lidhjet e agjentëve rusë dhe financimin e organizatave proruse nga frika e FSB-së dhe GRU-së
Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE