Njoftimi i Partisë Progresive Serbe për mbajtjen e një tubimi më 28 qershor në Beograd – në ditën e Vidovdanit – është pritur me shqetësim nga qarqet akademike dhe qytetare në Serbi. E njëjta datë është shpallur më herët nga studentët si dita e një proteste të madhe, çka ka ngritur dyshime të forta se ky kundër-tubim synon përplasjen dhe tensionimin e qëllimshëm të situatës në vend.
Plenumi Akademik ka paralajmëruar se organizimi i një tubimi paralel nga strukturat e afërta me pushtetin nuk është rastësi, duke kujtuar precedentët historikë kur ngjarje të tilla kanë çuar Serbinë në prag të përplasjeve civile – si në vitin 1996, nën regjimin e Millosheviqit.
Janë bërë shtatë muaj prej kur kanë filluar protestat në Serbi. Shembja e një pjese të një çatie në një stacion të trenit në Novi Sad nxiti pakënaqësi dhe protesta të njëpasnjëshme, duke lëkundër regjimin e Aleksandër Vuciqit.
Përmes një deklarate të fortë, ata kanë bërë përgjegjës drejtpërdrejt presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për çdo përshkallëzim të mundshëm, nëse ai nuk tërhiqet nga mbajtja e këtij aktiviteti.
“Në vend që të bëjë thirrje për zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe në këtë mënyrë të zgjidhë një krizë të madhe sociale, Presidenti i Serbisë tregon dëshirën për të shkaktuar dhunë në rrugë. Ne i bëjmë thirrje Aleksandar Vuçiqit të heqë dorë nga qëllimi i tij për të organizuar një kundër-tubim dhe për të bërë thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Nëse, megjithatë, ai nuk e bën këtë, Plenumi Akademik do ta mbajë atë përgjegjës vetëm për çdo ngjarje të mundshme të dhunshme në Beograd në Vidovdan, dhe profesorët dhe bashkëpunëtorët e universitetit do të jenë aty ku u takon atë ditë”, thuhet në deklaratën e plenumit sipas mediave serbe.
Ky zhvillim ka rëndësi të veçantë edhe për rajonin. Çdo destabilizim në Serbi, i nxitur qëllimisht nga qeveria e saj, bart rreziqe që mund të reflektojnë edhe në rajon – përfshirë përpjekjet për të devijuar vëmendjen nga dështimet e brendshme përmes tensioneve të sajuara në kufi. Kujtojmë se struktura politike të afërta me Vuçiqin janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në destabilizimin e veriut të Kosovës gjatë muajve të fundit.
/TheGeopost

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj