Një qytetare serbe nga Grljanit, një fshat pranë Zajeçarit, ka deklaruar se iu premtuan tre mijë dinarë për të votuar për listën e Partisë Progresive Serbe (SNS), porse të njëjtat nuk i mori.
Siç shkruan danas, qytetarëve serbë iu janë ofruar shuma të mëdha për të votuar SNS-në porse pati raste kur atyre nuk iu është dhënë asnjë dinar.
Të frustruar, votuesit serbë që raportuan për ngjarje të tilla thanë se “Policia e Serbisë nuk po vepron më në interes të qytetarëve, por në interes të autoriteteve”.
“Numri i oficerëve të policisë të punësuar në Zajeçar dhe Kosjeriç nuk shërbeu për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike, por për të mbrojtur aktivistët dhe banditët e Partisë Progresive Serbe. Ne ishim dëshmitarë se oficerët e policisë ishin në numër të madh në vendet ku qytetarët vunë re aktivitete të dyshimta që lidheshin me zgjedhjet”, ka thënë për danas avokati dhe ish-inspektori i policisë, Goran Stupar.
Fshehja e identitetit të oficerëve të policisë, avokati serb tha të jetë një tjetër problem.
“Kemi pasur situata në këto dy qytete ku oficerët e policisë nuk mbanin kartela me mbiemra dhe numra kartelash, megjithëse kjo praktikë ishte vendosur shumë më herët. Sipas Ligjit për Policinë, një oficer policie është i detyruar t’i mbajë gjithmonë këto kartela në uniformën e tij, si dhe të legjitimohet me kërkesë të qytetarëve që trajton, duke treguar identifikimin zyrtar, dhe kemi parë që oficerët e policisë refuzuan ta bënin këtë”, thotë avokati.
Slavica Radovanoviq, ish-kolonele në pension, ka thënë se ajo që i habiti më shumë qytetarët dhe vëzhguesit në ditën e zgjedhjeve ishte numri i madh i anëtarëve të policisë dhe xhandarmërisë në terren.
“Ne e dimë që xhandarmëria është e angazhuar ekskluzivisht në rastet kur pritet një shqetësim serioz i rendit dhe qetësisë publike, kur bëhet fjalë për tubime me rrezik të lartë ose kur vijnë diplomatë të huaj. Këtë herë, megjithatë, prania e disa njësive organizative dukej e pazakontë dhe e papërshtatshme për shkallën e vetë ngjarjes”, ka thënë Radovanoviç./The Geopost/

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia