Policia e Kosovës ka ndaluar të mërkurën në mbrëmje tre persona dhe ka sekuestruar materiale me përmbajtje nacionaliste në Graçanicë.
Në një njoftim të Policisë bëhet e ditur se fillimisht është identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mazda, me targa të shtetit të Serbisë, në zonën e Graqanicës.
Sipas Policisë, në automjet ndodheshin tre persona të nacionalitetit serbë, me inicialet L.D. (23 vjeç), J.P. (23 vjeç) dhe D.D. (22 vjeç).
“Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje dron, që ndodhej brenda automjetit”, thuhet po aty.
Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graqanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.
Rasti është trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale:
“Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” – sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa ka apeluar qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim apo dukuri që cenon sigurinë dhe rendin publik.
/The Geopost

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999