Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Arrestimi i Alexander Bezrukavyit në BeH zbulon rrjetin rus të sabotazhit në Evropë

The Geopost May 5, 2025 3 min read
Share the news

Arrestimi i shtetasit rus Alexander Bezrukavyi në në Bosnjë dhe Hercegovinë ka zbuluar një rrjet të gjerë sabotazhi të lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse, i cili operonte nëpër Evropë. Bezrukavyi, i njohur për të kaluarën e tij kriminale, dyshohet se ishte pjesë e një komploti për të dërguar pako me eksplozivë të kamufluar në vende të ndryshme, duke përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë.

Sipas të përditshmes britanike The Guardian, arrestimi i Bezrukavyit shënoi hapin e parë në shkatërrimin e kësaj strukture të organizuar kriminale e cila dyshohet se qëndron nën patronazhin rus. Ai ishte në arrati nga Kroacia, duke kaluar për dy ditë nëpër pyjet në veriperëndim të Bosnjës për të hyrë në territorin e saj.

Pasi i kishte dërguar një mesazh gruas së tij duke i premtuar se së shpejti do të bashkoheshin në Rusi, Bezrukavyi kishte tentuar të përgatiste kthimin përmes dokumenteve të falsifikuara dhe një fluturimi nga Serbia.

Më 16 nëntor 2024, Bezrukavyi u arrestua nga policia e kantonit Una-Sana në Bosansku Krupë, në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (OSA). Ai kishte hyrë ilegalisht në Bosnjë dhe Hercegovinë nga Kroacia, duke përdorur dokumente të falsifikuara spanjolle .

Hetuesit polakë dyshojnë se Bezrukavyi ishte pjesë e një komploti për të dërguar pajisje shpërthyese edhe në SHBA dhe Kanada – një veprim që do të përbënte një përshkallëzim të madh të fushatës së sabotimeve të dyshuara nga Moska në tre vitet e fundit.

Rasti thuhet se është ndjekur deri në nivelet më të larta të inteligjencës amerikane, ndërsa zyrtarë të lartë të administratës së ish-presidentit Joe Biden i kanë kërkuar Moskës ndalimin e këtyre veprimeve.

Bezrukavyi dyshohet gjithashtu se ka trajnuar qytetarë moldavë në Bosnjë dhe Hercegovinë për të organizuar protesta dhe trazira në Moldavi, me qëllim destabilizimin e qeverisë pro-evropiane të vendit. Kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë të Rusisë për të ndikuar në proceset demokratike në vendet e Evropës Lindore.

Arrestimi dhe ekstradimi i Bezrukavyit në Poloni u përshëndet nga autoritetet polake si një goditje e rëndësishme ndaj aktiviteteve sabotazhe të Rusisë në Evropë. Kryeministri polak, Donald Tusk, deklaroi se ky veprim konfirmon përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve perëndimore

E kaluara kriminale dhe rruga e arratisjes

Sipas dokumenteve ruse, Bezrukavyi ishte i kërkuar për vepra të shumta penale, përfshirë armëmbajtje pa leje, grabitje dhe trafik droge. Ai kishte qenë aktiv në Donjeck duke kontrabanduar cigare nga territori i kontrolluar nga separatistët në Rusi. Më pas u zhvendos në Ukrainë, ku qëndroi për një kohë gjatë luftës, e më pas përmes Moldavisë, Kroacisë dhe Spanjës, arriti në Bosnje.

Në Spanjë kishte marrë leje qëndrimi përmes një martese fiktive, ndërsa në Varshavë u lidh me bashkëpunëtorët ukrainas. Ata përfituan nga platformat e Telegram-it për të siguruar punë të paguara në kriptovaluta, të cilat përfundimisht rezultuan si pjesë e një rrjeti sabotuese./Gazeta Express/

Continue Reading

Previous: Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar dërgesën e kontrolluesve të lojërave në Rusi. Cili është qëllimi?
Next: Avokati Miroje Jovanoviq paraqiti një iniciativë në gjykatë për të filluar procedurat për të privuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq nga aftësia e tij ligjore

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë? 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

The Geopost November 3, 2026
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës? 10 min read
  • Analiza
  • News

Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?

The Geopost November 1, 2026
Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina

The Geopost October 30, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit 4 min read
  • Analiza

Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

The Geopost October 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.