Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azi Qendrore

The Geopost March 11, 2025 2 min read
Share the news

Një diplomat rus, i tërhequr nga Brukseli mes një spastrimi të spiunëve nga autoritetet belge, është nominuar për të drejtuar misionin në Beograd të organit më të madh të sigurisë në Evropë.

Moska ka nominuar Dmitry Iordanidin, ish-zëvendësshef i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnjë e Hercegovinë, me një përvojë të gjerë në Ballkan, për të drejtuar misionin e organizatës në Serbi, sipas dokumenteve të brendshme të OSBE-së të siguruara nga REL-i.

Kandidatura e tij u bë mes akuzave në rritje nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane vitet e fundit për aktivitete “të dëmshme” ruse në rajonin e mbuluar nga organizata rajonale e sigurisë me 57 shtete, me seli në Vjenë, sipas një hetimi të përbashkët të Radios Evropa e Lirë dhe disa mediave evropiane.

Iordanidi, 55 vjeç, është një nga 20 diplomatët rusë që u larguan në heshtje nga Brukseli në vitin 2023 për shkak të akuzave nga Shërbimi belg i Sigurisë Shtetërore (VSSE) se ishin spiunë që vepronin nën mbulesë, sipas një liste të përpiluar nga inteligjenca belge dhe të vërtetuar në mënyrë të pavarur nga tri burime të inteligjencës perëndimore, sipas hetimit të përbashkët të REL-it, faqes së lajmeve EUobserver me bazë në Bruksel, gazetës belge De Morgen, revistës javore belge Humo dhe gazetës franceze Le Monde.

Një burim nga institucionet e inteligjencës e quajti këtë tërheqje të spiunëve si një “rast për të zbrazur sirtarin tonë” pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022./REL/

Continue Reading

Previous: Autoritetet kundërshtojnë kandidaturën presidenciale të Georgescu dhe shkaktojnë dhunë në Bukuresht
Next: Në Sllovaki vazhdojnë protestat masive kundër kthesës pro-ruse të kryeministrit Fico

Vrajolli: Deklaratat nacionaliste serbe nuk janë rastësi, “bota serbe” synon ndikim në rajon – nevojitet strategji e fuqishme përballë luftës hibride 1 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vrajolli: Deklaratat nacionaliste serbe nuk janë rastësi, “bota serbe” synon ndikim në rajon – nevojitet strategji e fuqishme përballë luftës hibride

The Geopost August 5, 2026
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman

The Geopost August 4, 2026
Ukraina godet dy qendra të mëdha logjistike pranë Moskës dhe Shën Petersburgut, ekspozon cenueshmërinë e infrastrukturës ruse 2 min read
  • Analiza

Ukraina godet dy qendra të mëdha logjistike pranë Moskës dhe Shën Petersburgut, ekspozon cenueshmërinë e infrastrukturës ruse

The Geopost August 4, 2026
Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj” 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj”

The Geopost August 4, 2026
Stigmatizimi i drejtësisë në vend të përballjes me të kaluarën: Si e politizon Beogradi hetimin në Zubin Potok 2 min read
  • Analiza

Stigmatizimi i drejtësisë në vend të përballjes me të kaluarën: Si e politizon Beogradi hetimin në Zubin Potok

The Geopost August 4, 2026
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës

The Geopost July 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.