Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kinës, Ding Xuesiang, duke thënë se Kina ka deklaruar mbështetjen e saj për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, si dhe “për mbështetjen e Serbisë në parandalimin e ndërhyrjeve të huaja”, e cila, tha ai, është e dukshme.
Vuçiq ka akuzuar Perëndimin për një “revolucion me ngjyra” për protestat e studentëve e opozitës që të cilët po kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për rrëzimin e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.
Vuçiq në këtë takim e ka përkrahur Kinën edhe në politikat e saj për Tajvanin.
“Ne folëm edhe për çështje politike dhe shpreha mbështetjen e plotë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit nga Republika Popullore e Kinës, në përputhje me parimet e politikës së ‘një Kine’.
Kinezët kanë deklaruar pa mëdyshje mbështetjen e tyre për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë e tona, Kemi biseduar edhe për gjërat në vendin tonë, ku pala kineze ka vendosur shumë qartë të mbështesë shtetin e Serbisë dhe mosndërhyrjen e faktorëve të huaj, gjë që është e dukshme në kushtet tona”, u tha Vuçiq gazetarëve në Davos.
Në Davos, Vuçiq ka deklaruar se “patjetër që do të duhet të flas me Putin së shpejti”./The Geopost/

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga
“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE