Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rusia rekruton mercenarë në Ballkan me pagë prej 3,000 euro

The Geopost December 7, 2024 4 min read
Share the news

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Jovan K., në tetor të këtij viti kishte udhëtuar në Moskë, por jo për të vizituar kryeqytetin e Federatës Ruse. Paraprakisht, përmes platformës së Internetit Telegram, ai kishte komunikuar me një person që është prezantuar si rekrutues për ushtrinë ruse. Pas një komunikimi intensiv, rekrutuesi ka arritur të bindë Jovan K. që t’i bashkuar një njësie të sapoformuar të ushtrisë ruse, të destinuar për luftime në Ukrainë, për një pagë mujore prej 3000 eurosh. Vendimin e kishte marrë pas joshjes së tij nga disa materiale propagandistike që kishte hasur në grupet e mbyllura në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilave shpërndahet përmbajtje për të nxitur simpati ndaj Rusisë. 

Pas mbërritjes, shtetasi maqedonas qëndroi një javë me tre shtetas të huaj të tjerë, duke pritur të përfundonin procedurat administrative dhe mjekësore për t’iu bashkuar ushtrisë ruse. Por, gati një javë më pas, ai vendos të kthehet në Shkup. Më 11 tetor, pas aterrimit në aeroportin e Shkupit, autoritetet maqedonase e kishin arrestuar menjëherë. Nga Moska ishte kthyer nëpërmjet aeroportit të Beogradit, ndër aeroportet e vetme në Evropë që nuk ka ndalur transportin ajror me Rusinë. Nuk është e qartë nëse nuk ka arritur të kalojë testimet, apo është kthyer për ndonjë qëllim tjetër. Më vonë, më 29 nëntor, me urdhër gjyqësor, u krye kontroll në shtëpinë e tij, pas çka iu caktua masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) menjëherë ngriti padi penale kundër Jovan K. për veprën penale “Pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paraushtarake ose parapolicore të huaja”.

Rekrutim nëpërmjet Internetit

Një njoftim zyrtar ka lëshuar edhe Prokuroria Themelore në Shkup: „Pasi më parë ishte njohur me material propagandistik që bënte thirrje për shërbim në ushtri, polici, formacione paraushtarake ose parapolicore të huaja për nevojat e Federatës Ruse, përmes një platforme komunikimi në internet I pandehuri ka hyrë në kontakt me një person të panjohur, i cili i ishte prezantuar si i ngarkuar nga Ushtria Ruse për të rekrutuar ushtarë për shërbim në ushtrinë ruse kundrejt një shpërblimi prej 3.000 eurosh. Duke shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar një njësie të sapoformuar brenda ushtrisë ruse, e destinuar për luftimet në frontet ushtarake në Ukrainë, i pandehuri më 05.10.2024 ka udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, përmes Beogradit, drejt Moskës, Federata Ruse“.

The Geopost ka arritur të gjejë disa faqe që shfaqen në grupe të ndryshme në rrjetet sociale po platformat e komunikimit, ku promovohet rekrutimi në ushtrinë ruse. Në njërën prej tyre thuhet se pagesa bëhet në kesh, ndërkohë që rendit edhe dokumentet e nevojshme. Marrëveshja është e kufizuar nga një deri më pesë vite, ndërkohë që pagesa varet nga përvoja apo rolin që do të ketë ushtari në fushbetejë. Midis tjerash, propagandohen edhe përfitime tjera sociale si ndihmë për blerjen e banesave, kompensimi të qirasë, trajtimi dhe rehabilitim falas në institucionet mjekësore ushtarake, sigurim i jetës dhe shëndetit, dy javë pushim të paguar të paktën një herë në gjashtë muaj, pension ushtarak etj.

Ndër informacionet që shfaqen në këto platforma rekrutimi, janë edhe informacione nga kontrata, ku definohet se “ajo lidhet me drejtuesin e pikës së përzgjedhjes ose komandantin e njësisë pas mbërritjes – me shkrim, sipas një formulari standard”. Aty, mes tjerash, parashikohet hyrja vullnetare në shërbimin ushtarak, kohëzgjatja e shërbimit dhe “kushte të tjera”.

Sa mercenarë ka në frontin rus?

Institucionet përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut thonë se nuk kanë ndonjë numër të saktë të shtetasve të marrin pjesë në luftën në Ukrainë, të shkaktuar nga agresioni i Rusisë i filluar në shkurt të vitit 2022. Kodi Penal, ndërkaq, parashikon dënime me burg nga katër deri në pesë vjet për pjesëmarrje, rekrutim ose nxitje për luftime në formacione të huaja: “Shtetasi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili në kundërshtim me ligjin merr pjesë ose trajnohet nga ushtri të huaja, polici, formacione paraushtarake ose parapolicore, grupe të organizuara ose individualisht, jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të dënohet me burgim prej të paktën katër vitesh.”

Sipas të dhënave të Qeverisë së RMV-së, për veprën penale të pjesëmarrjes në ushtri të huaja, polici, formacione paraushtarake ose parapolicore, janë dënuar gjithsej 50 persona, prej të cilëve 16 janë duke vuajtur dënimin. Të gjithë janë për pjesëmarrje në luftërat e Lindjes së Mesme, ku një numër I konsiderueshëm shtetasve të RMV-së iu bashkangjitën ISIS-it dhe formacioneve që janë të pranishme në Siri dhe Irak.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani, pas akuzave për ndërhyrje ruse
Next: Humbja e Sirisë është një “shuplakë e madhe në fytyrë” për Rusinë 

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.