Ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov dezinformoi se Perëndimi dhe NATO janë kërcënimet kryesore për paqen botërore dhe se “minojnë stabilitetin rajonal” dhe “përdorin hegjemoninë për interesat e tyre”.
Belousov tha:
“Perëndimi, në përpjekjet e tij për të mbajtur një rol udhëheqës në proceset globale, po përpiqet të minojë stabilitetin rajonal. Në përpjekje për të ruajtur rolin e hegjemonit, Perëndimi kolektiv po përpiqet të minojë stabilitetin rajonal, prandaj në samitin e zgjeruar të BRICS në Kazan, vëmendje e veçantë iu kushtua problemeve të zgjidhjes paqësore të konflikteve dhe formimit të një rendi botëror të drejtë shumëpolar.”
https://tass.com/politics/1871185?
Analiza:
Theksimi dhe nxjerrja në pah e BRICS si një simbol i një “bote të drejtë shumëpolare” është pjesë e një narrative propagandistike që portretizon Rusinë si një mbrojtëse të drejtësisë, edhe pse lëvizjet e saj shkaktojnë tensione ndërkombëtare.
Zyrtarët rusë shpesh përdorin deklarata të ngjashme për të krijuar një imazh të Perëndimit si agresor dhe, nga ana tjetër, për të shkëputur vëmendjen nga veprimet agresive të Rusisë.
https://www.evropaelire.org/a/brics-rendi-boteror/32579553.html
Perëndimi aktualisht po bën përpjekje për të ruajtur paqen në Evropë duke forcuar aleancën e NATO-s, misionet diplomatike dhe duke mbështetur vendet nën presion, duke përfshirë ndihmën humanitare dhe bashkëpunimin ushtarak për të stabilizuar situatën, veçanërisht në rajone si Ukraina.
/G.Venhari

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit