Gjatë një proteste në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, demonstruesit thyen xhamat dhe dyert e bashkisë, duke hedhur shishe dhe fishekzjarre brenda. Policia përdori gaz lotsjellës për t’i penguar ata të hynin në ndërtesë.
Protestat shpërthyen pas vdekjes së 14 personave nga shembja e tendës së stacionit hekurudhor në atë qytet dhe protestuesit kërkuan llogari nga qeveria dhe dorëheqje.
Këto protesta tentoi t’i lidhë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviq, pa ndonjë bazë. Ai shtoi se kjo nuk është rastësi ndërsa dezinformoi se ka “ekstremistë të Kurtit” që e përdhosin flamurin e Serbisë.
“Është e papranueshme që mbrëmë në Novi Sad individë të përdhosën flamurin e Serbisë dhe vandalizuan institucionet serbe, ashtu siç po bën Kurti dhe ekstremistët e tij në Kosovë. Kjo nuk është një rastësi, sepse Kurti dhe rebelët në Novi Sad kanë të njëjtin interes dhe metoda: që Serbia dhe gjithçka serbe të frenohet dhe dobësohet nga dhuna. Por Serbia dhe populli serb do të fitojnë! Pas skenave të pakëndshme të mbrëmshme, është e qartë se tërbimi i aktivistëve të opozitës nuk ka të bëjë fare me ngjarjen tragjike në Novi Sad, trishtim apo ndjeshmëri, por tentativë tinëzare për të keqtrajtuar viktimat”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin e tij social, X.
Gjatë protestës, Bashkia e Novi Sadit raportoi se demonstruesit hodhën bojë të kuqe dhe gurë në ndërtesë, duke thyer disa xhama. Ata thanë se synonin të hynin në ndërtesë për të paraqitur kërkesat e tyre tek autoritetet.
Protestuesit kërkuan përgjegjësi për tragjedinë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Milos Vuçeviq dhe kryetarit të bashkisë së Novi Sadit, Milan Gjuriq. Ata vendosën një afat prej 48 orësh për plotësimin e kërkesave të tyre.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se policia tregoi “përmbajtje të madhe gjatë demonstratave të dhunshme” dhe tha se të gjithë autorët e protestës do të ndëshkohen.
Kryeministri serb Vuçeviç tha se ndërtesa e bashkisë është simbol i qytetit dhe e konsideroi vandalizmin e saj një fyerje për banorët e Novi Sadit. Ai akuzoi protestuesit se e shfrytëzojnë “tragjedinë për përfitime politike”.
/TheGeopost

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan