Shefja e BE-së Ursula von der Leyen anuloi takimin dhe bisedimet me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuceviq të premten për shkak të takimit të tij të mëparshëm me një ministër rus, tha ambasadori i BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret.
“Ne e anuluam takimin … pas takimit të kryeministrit me ministrin e ekonomisë të Federatës Ruse”, i tha AFP-së ambasadori i BE-së.
Vuçeviq ishte takuar më parë me Maxim Reshetnikov, ministër i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë.
Giaufret tha se sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë serbe, për të cilën ai tha se ishte hequr më vonë, kishte një “indikacion të synimit të Serbisë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike në fusha të tjera me Federatën Ruse”.
“Në këtë këndvështrim presidentja e Komisionit mendoi se nuk kishte arsye për të mbajtur takimin me kryeministrin”, shtoi ai.
Deklarata, një kopje e së cilës u sigurua nga AFP, tha se Vuçeviq foli me Reshetnikov dhe një delegacion rus, për “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm midis dy vendeve”.
Von der Leyen shkoi në Beograd të premten si pjesë e një turneu në gjashtë vende të Ballkanit dhe u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Serbia, e cila aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka mbajtur lidhje miqësore me Rusinë dhe ka refuzuar të sanksionojë Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.
Gjithashtu, në kohën kur shefja e BE-së po qëndron në Ballkan, Vuçiq ka dërguar zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin për të marrë pjesë në samitin e BRICS. Vuçiq kishte pasur në plan të shkonte vetë por si arsye ka dhënë disa “planifikime në agjendë”./The Geopost/

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga
“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE