Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia merr pjesë në samitin e BRICS, Vuçiq dërgon Vulinin për përfaqësim

The Geopost October 22, 2024 2 min read
Share the news
Serbia do të marrë pjesë në samitin e BRICS – një organizatë e themeluar nga Rusia që synon të jetë rival i Bashkimit Evropian. 
Në këtë samit Serbia do të dërgojë zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, i cili mban lidhjet me Rusinë, do të arrijë në Kazan të Rusisë për të marrë pjesë në samitin e BRICS, tha ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov.
Gjithashtu në këtë samit do të marrin pjesë edhe ministrat serbë Bratislav Gasiq, Adrijana Mesaroviq dhe Nenad Popoviq.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se konfirmimin për pjesëmarrje deshi t’ia bëjë vetë presidentit të Rusisë Vladimir Putin.
“Kam folur me Putinin dhe kjo është arsyeja e vetme pse nuk doja të bëja një njoftim derisa t’i tregoja personit nga i cili mora thirrjen – presidentin Putin. Është shprehje e përgjegjësisë. Ne patëm një bisedë kuptimplotë. Biseduam për festën e çlirimit të Beogradit, si dhe për marrëveshjen e gazit dhe pres që të fillojmë të flasim për një marrëveshje afatgjatë”, tha Vuçiq.
Vuçiq i ishte arsyetuar në telefon Putinit se ai vetë nuk mundi të shkonte për shkak të “planifikimeve të mëhershme”. Këtë e kishte bërë të ditur ndihmësi i Putinit.
“Dje dy presidentët kanë folur në telefon. U ra dakord që në emër të Serbisë të marrë pjesë zëvendëskryeministri i Serbisë, i cili merret drejtpërdrejt me marrëdhëniet dypalëshe ruso-serbe dhe çështjet e BRICS. Presidenti i Serbisë këto ditë paraprakisht ka planifikuar kontakte të tjera ndërkombëtare, të cilat vështirë se mund t’i shtyjë”, tha Ushakov në konferencë.
Vuçiq në Pragë duke tentuar të minimizojë komunikimet e tij me Putinin kishte thënë se  nuk e kishte takuar dhe se nuk kishte folur me Putinin që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Por këtë herë ai është mburrur se ai mund të flasë me Putinin.
“Unë jam një nga liderët e paktë në botë që më lejohet të flas me presidentin Putin”, tha Vuçiq pas bisedës me të.
Vulin kishte thënë se Serbia e sheh anëtarësimin në BRICS si një alternativë reale për anëtarësimin ndaj Bashkimit Evropian.
Rusia mori presidencën njëvjeçare të BRICS më 1 janar 2024. Presidenca e Rusisë kishte më shumë se 250 ngjarje të ndryshme, me një samit të BRICS në Kazan më 22-24 tetor 2024 që është ai qendror. /TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Trupat e Koresë së Veriut në Ukrainë do të tregonin “dobësi” të Kremlinit, thotë kongresmeni amerikan
Next: SHBA do t’i japë Ukrainës atë që i nevojitet për të vazhduar luftën kundër Rusisë

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin 10 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin

The Geopost November 14, 2026
“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

The Geopost November 5, 2026
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.