Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Vuçiq sërish refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë, kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën

The Geopost October 10, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është lavdëruar se sërish ka rezistuar që t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën agresore ndaj Ukrainës duke mos u përshtatur me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian përkundër që zyrtarisht është kandidat për anëtarësim.

Ndërsa për të zbutur tonin para perëndimorëve, Vuçiq përsëriti frazën se janë në mbështetje të integritetit territorial.

“Ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë”, ka thënë ai pas samitit të liderëve Ukrainë-Evropa Juglindore në Dubrovnik ku ishte prezent edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Vuçiq theksoi se me insistimin e Serbisë në Deklaratën e Samitit janë ndryshuar tre-katër gjëra, të cilat kishin të bënin pikërisht me sanksionet.

Siç tha ai, artikulli në të cilin thuhej se vendet janë të “detyruara” të respektojnë masat e BE-së është ndryshuar, kështu që në vend të kësaj thuhet se vendet janë “inkurajuar”.

“Kjo është ajo që kemi arritur të ndryshojmë. Tre-katër gjëra janë ndryshuar dhe kjo është një prej tyre.

“Serbia respekton politikën e saj, do të vazhdojë të udhëheqë politikën e një vendi liritar, të pavarur dhe sovran në përputhje me interesat e saj”, tha Vuçiq.

Arsyetimin për refuzim të vendosjes së sanksioneve Vuçiq e bëri dukë thënë: “Është një politikë e udhëhequr nga Serbia”.

Gjithashtu Vuçiq ka refuzuar që të ndihmojë Ukrainën ushtarakisht për shkak të lidhjeve ushtarake që mban me Rusinë.

“Serbia ka insistuar në faktin se mund të flitet për çdo lloj ndihme, por jo të shkruhet shprehimisht për ndihmën ushtarake.

Gjithashtu, është miratuar edhe kundërshtimi i Serbisë në pjesën që ka të bëjë me “pushtimin e Krimesë””, ka thënë ai.

“Propozimet e Serbisë u respektuan dhe u pranuan”, shtoi Vuçiq./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Shtetet e Bashkuara i kërkuan Putinit të mos përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha Woodward në librin e tij
Next: Mali i Zi dëshiron të kthehet në Rusinë e Putinit: Partia e shumicës në pushtet kërkon urgjentisht miratimin e një ligji për “agjentët e huaj”

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë? 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

The Geopost November 3, 2026
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës? 10 min read
  • Analiza
  • News

Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?

The Geopost November 1, 2026
Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina

The Geopost October 30, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit 4 min read
  • Analiza

Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

The Geopost October 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.